LAJMI I FUNDIT:

Peja ‘kundër’ vendimit të FBK-së për Superkupën

Peja ‘kundër’ vendimit të FBK-së për Superkupën

Duket se klubit basketbollistik Peja, nuk i ka pëlqyer vendimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, që Superkupa të zhvillohet në Prishtinë, pasi që pejanët si rival për këtë titull në finale do ta kenë pikërisht ekipin e këtij qyteti, Sigal Prishtinën.

‘Shqiponja’ me anë të një reagimi kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth mbarëvajtjes së këtij ballafaqimi dhe ka kërkuar siguri maksimale nga ana e FBK-së, që kjo ndeshje të kaloj pa eksese.

Reagimin e plotë të K.B.Peja mund ta lexoni më poshtë:

Reagim ndaj Vendimit te Bordit te FBK-së:


Dje me datë 05.09.2013, jemi njoftuar se SuperKupa do të organizohet ne Prishtine me date 19.09.2013 ne Sallen 1 Tetori.

Ne si klub kemi shpresuar shume qe kjo ndeshje do te organizohet ne një qytet neutral, ne nje qytet ku basketbolli është me pak i zhvilluar dhe te behet promovim i basketbollit edhe atje.

Ne shprehim shqetësim lidhur me sigurinë ne kete ndeshje, kur dihet qe ne si klub jemi te interesuar per te marre gjysmën e totalit te biletave për tifozerin tone. Prandaj kërkojmë nga Federata si organizatore qe te garantojnë si dhe te mbajnë përgjegjësi per demet eventuale materiale qe do ti shkaktohen klubit tone apo tifozëve tone.

Vërtete mendojmë qe Bordi i FBK-se ka mundur te zgjedhe një vend neutral për ketë ndeshje te bukur, ashtu si është praktike ne shume vende tjera te botes, dhe te mos e organizoje pikërisht ne Prishtine. Shpresojmë qe ne muajt e ardhshëm Bordi i FBK-se te analizoje me mire situatën dhe te mundohet te jete me neutral. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori