Pedagogjia e zgjedhjeve apo diagnoza psikologjike e Kosovës
Sjellja është një veprim që mësohet në mënyrë të vetëdijshme dhe në shumicën e rasteve në mënyrë të pavetëdijshme. Faktorët që ndikojnë në mësimin e sjelljes janë të shumë, por ndër më të njohurit janë sinjalet, shpërblimi dhe dënimi. Në këtë kuptim shtrohet pyetja cilat janë mësimet që i nxori Kosova në raport me zgjedhjet e vitit 2010.
Perceptimi, trajtimi dhe tutori
Kosova perceptohet dhe trajtohet nga faktori ndërkombëtar si një vend dhe popull me aftësi të kufizuara. Në shtetet perëndimore, kur është fjala për persona, shteti përcakton për njerëzit me aftësi të kufizuara një tutor. Tutori përcakton, i mbron dhe i realizon interesat e subjektit. Për shembull ai përcakton sa duhet të harxhojë subjekti, çka mund të blej, çka mund të shes, si duhet të mbrohet, cilat janë interesat e tij e kështu me radhë. Në rastin e Kosovës tutori është bashkësia ndërkombëtare me përfaqësuesit e sajë në Kosovë. Madje ajo ka përcaktuar shumë tutor për një subjekt (Kosovën), gjë që e bënë situatën shumë të komplikuar për subjektin për shkak që ai e humbë orientimin për shkak të tutorëve të shumtë. Në rastin e Kosovës tutori ka marr përsipër Sovranitetin ekonomik, politik dhe territorial të vendit, pra të gjitha elementet të cilat përcaktojnë nëse një subjekt ka të drejta të kufizuara, pra për shkak të aftësive të kufizuara.
Teoria e Frojdit dhe Kosova
Si në rastin e personave ashtu edhe në rastin e Kosovës tutori fiton peshë të veçantë, sepse ai merr përsipër sipas Freudit funksionin e strukturës psikologjike të “mbi Unit”. Freudi, në teorinë e tij për personalitetin thoshte se personaliteti përbëhet nga tri instanca: mbi unin, unin dhe epshet. Sipas teorisë së Freudit epshet e ndryshme e shtyjnë njeriun të vihet në veprim për t’i përmbushur ato.
Mbiuni (përmbi mua, pra mbi unë) është instanca psikologjike që kontrollon epshet dhe përcakton çka është e mirë dhe çka është e keqe, si duhet të veprohet e kështu me radhë. Pra fjala është për instancën morale. Instanca unë, apo “uni” merr përsipër ekzekutimin e vendimeve të mbiunit. Kur “uni”, është i dobët, për shkak që nuk është zhvilluar mjaft gjatë krijimit të personalitetit, dhe mundet nga epshet, atëherë personaliteti është i pakontrollueshëm. Për shembull: epshet e shtyjnë një politikan, ta zëmë të mbetet me çdo kusht në pushtet. Ai e din gjithashtu që falsifikimi i votave është i ndaluar, por epshet për të mbetur në pushtet e shtyjnë që t’i falsifikojë rezultatet e zgjedhjeve. Pra në këtë rast epshet fitojnë mbi instancën e “mbiunit” për shkak që kjo instancë ka mbetur pa u zhvilluar dhe e dobët.
Instanca “mbiuni” në funksionin e saj, merr përsipër dhe përgjegjësi për të gjitha veprimet që bën subjekti, sepse ai (mbi uni) është në gjuhën popullore koka dhe truri i subjektit. Subjekti krijon gjithnjë ndjenjën që ai udhëheqë vetveten, por ky është vetëm një mashtrim psikologjik. Në shembullin e Kosovës tutori luan jo rrallë rrolin e instancës “mbi unë” .
Të gjithë mësojnë, edhe subjektet me aftësi të kufizuara
Si personat, ashtu edhe shtetet dhe popujt të shpallur si subjekte me aftësi të kufizuara, pavarësisht se janë apo nuk janë të tillë, janë në gjendje të mësojnë. Tutorët, në vendet ku ata përcaktohen për persona, e kanë për detyrë ta iniciojnë procesin e mësimit. Ata e përcaktojnë se çka duhet të mësohet, kur duhet të mësohet, sa duhet të mësohet dhe vlerësojnë nëse ndonjëherë subjekti me aftësi të kufizuara është gati për tu pavarësuar për të mos pasur më tutorë të dukshëm. Të mësuarit mund të orientohet dhe detyrohet mes tjerash, siç thamë edhe më lartë, edhe përmes shpërblimit dhe ndëshkimit, varësisht se cili mekanizëm funksionon më mirë. Thuhet që është vërtetuar shkenctarisht se sjellja përmes shpërblimit ndryshon më shpejtë.
Çka mësoi Kosova?
Kosova mësoi nga tutori se është vend dhe popull me aftësi të kufizuara, prandaj dhe sipas mësimeve të tutorit i duhet një tutor që merr përsipër funksionin e “mbiunit” (ndërgjegjes, trurit). Kjo u përsërit aq shpesh gjatë viteve të fundit sa shqiptarët filluan të besojnë se është vërtetë kështu. Kjo sjelle në psikologji nuk është e panjohur. Në kushte të tilla, pra kur subjekti beson se ka aftësi të kufizuara, rëndësia e tutorit shtohet jashtëzakonisht shumë, sepse është vetmja instancë e cila shërben për orientim. Perceptimi i këtij “realiteti” është shumë i rëndësishëm, sepse vë në epiqendër tutorin dhe qenien e tij të domosdoshme për ekzistimin e subjektit.
Zgjedhjet dhe mësimet gjatë zgjedhjeve
Në nëntor të vitit të kaluar tutori përcaktoi se duhet të bëheshin zgjedhje në Kosovë. Subjekti, pa sovranitet morri menjëherë përsipër ekzekutimin e vendimit. Madje ai besoi se vendimi për zgjedhjet ishte i subjektit (keni parasysh mekanizmin psikologjik që u cek më lartë).
Tutori dha orientimet e tij për zgjedhje demokratike dhe bëri publikisht të ditur se ishte i interesuar për zgjedhje të qeta dhe fer. Sa për siguri, njëri prej tutorëve nuk ngurroi të shpjegonte se Lëvizja Vetëvendosje nuk parapëlqehej prej tij. Porosia për popullin dhe vendin me aftësi të kufizuara u kuptua si “mos votoni Lëvizjen Vetëvendosje”. Kjo mund të interpretohej edhe ndryshe: “Votoni PDK”. Zgjedhjet e 12 dhjetorit u monitoruan nga vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar. Të gjithë së bashku do të humbnin kredibilitetin fare nëse, qoftë edhe me gjysmë zëri, të mos thoshin se zgjedhjet ishin të manipuluara. Siç dihet ato u përsëritën në disa vende. Përkundër faktit se u shpallën të manipuluara ato u njohën nga tutori, i cili dha sinjalin se ato duhet të pranohen, duke deklaruar se s’ka asnjë arsye të përsëriten.
Partia Demokratike e Kosovës mësoi në këtë rast se vota për pushtet bën të vidhet dhe se për hajninë nuk ka asnjë dënim. Në kuptimin pedagogjik në qoftë se sjellja e mësuar prej subjektit duhet të përsëritet, ajo duhet të shpërblehet për tu përsëritur më shpesh. Kjo nënkupton, duke u mbështetur në teori shkencore, se vjedhja e votave në Kosovë do të përsëritet për shkak që vjedhësit e sajë jo vetëm që nuk u dënua realisht por u shpërblye faktikisht.
Populli mësoi se, si votove, si nuk votove nuk ka rëndësi, sepse hajnat i rregullojnë çështjet e tyre si të donë. Subjekti gjithashtu mësoi se hajnave nuk ka kush çka u bënë, madje as bashkësia ndërkombëtare, e sidomos kur ata i kapin epshet e fuqishme për të mbetur në pushtet.
Edhe tutori mësoi
Tutori kishte nga subjekti me aftësi të kufizuar besimin blanko. Me sinjalet e tij të gabueshme ai e vuri në pikëpyetje këtë besim. Fakti më i mirë për këtë është rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje. Tutori mësoi se është më mirë të mos krijoi situata të cilat mund ta vënë besimin Blanko në pikëpyetje. Ndoshta mësoi edhe se mësimet dhe sinjalet e gabuara mund t’i shkaktojnë dëm edhe atij.
(Autori ishte kandidat për deputet i Lëvizjen Vetëvendosje. Ai punon si Këshilltar në shërbimin Psikosocial dhe ligjërues i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale në Cyrih – ZHAW. Mendimet e shtruara në këtë shkrim janë personale)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës