LAJMI I FUNDIT:

PDK në koalicion me AKR-në për balotazh

PDK në koalicion me AKR-në për balotazh

Partia Demokratike e Kosovës, si forca më e madhe politike në vend, ka zyrtarizuar sot koalicionin me Partinë Aleanca Kosova e Re, në nivel lokal në të gjitha ato komuna ku kandidatët e PDK-së janë në balotazh.

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kandidati i kësaj partie për kryetar komune të Prishtinës, Fatmir Limaj, ka thënë se marrëveshja e nisur me Prishtinën do të vlejë edhe për komunat tjera ku PDK-ja është në balotazh.

Drejtuesit e të dy partive nuk kanë përjashtuar mundësinë e lidhjes së koalicionit edhe në nivelin qendror, mirëpo kanë thënë se kjo u mbetet dy kryetarëve të partive për të vendosur, por së pari duhet pritur certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Ndërkaq kreu i PDK-së, Hashim Thaçi në Ferizaj, i pyetur për lidhjen e koalicionit me partinë e Behgjet Pacollit, ka thënë se "as nuk e mohon dhe as nuk e konfirmon një gjë tillë".


Thaçi ka thënë se do të priten rezultatet përfundimtare si dhe zhvillimi i balotazhit, për të nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re. /ktv/