Partia Demokratike e Shqipërisë bën me dije sa ka dorëzuar padi në SPAK për drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë.
Partia Demokratike ka listuar emrat e kallëzuar në SPAK, ndërsa në deklaratë thuhet se të gjithë personat janë kallëzuar për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Kujtomë se më herët PD dorëzoi kallëzim në SPAK për ministren e Olta Xhaçka, me arsyetimet se sipas PD, kishte përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.
Sakaq PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion të vërtetojë së ligji është i barabartë për të gjithë dhe se përpara ligjit duhet të vendoset çdo shkelës.
Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.
- Edi Rama, Kryeministër
- Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
- Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
- Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
- Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
- Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
- Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
- Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
- Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
- Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
- Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
- Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
- Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
- Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
- Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
- Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.
PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.
Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.
Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.
Megjithëse nga SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për disa kallëzime, PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.
“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet,”- theksohet në kallëzimin e PD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi