LAJMI I FUNDIT:

PD nis procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë

PD nis procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë.

Afro 1,700 individë janë propozuar nga më shumë se 27, 000 qytetarë në aplikacionin “on line”, në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës, më 18 shkurt.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur një grup pune i cili prej dje ka nisur punën në terren në kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidatëve potencialë të PD. Ky proces synon evidentimin e kandidatëve me përfaqësues në bazë të integritetit, aftësive dhe reputacionit të tyre në komunitet.


Burimet nga PD bëjnë të ditur se anëtarët e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit dhe se në rast kandidimi, asnjëri prej tyre nuk do të garojë në qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.

Bëhet e ditur se përbërja dhe ndarja e grupit të punës është si vijon: në Shkodër, Edi Paloka; në Lezhë, Arben Ristani; në Kukës, Dhurata Cupi; në Dibër, Ervin Salianji; në Durrës, Florjon Mima, në Elbasan, Albana Vokshi, në Fier, Flamur Noka, në Berat, Tritan Shehu; në Korçë, Edmond Spaho; në Vlorë, Grida Duma, në Gjirokastër, Gent Strazimiri dhe në Tiranë, Aldo Bumçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori