LAJMI I FUNDIT:

PD: Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës

PD: Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës

Partia Demokratike në Shqipëri, përmes një deklarate për media, ka fajësuar kryeministrin Edi Rama për të gjitha pasojat që shkakton droga në vend. Sipas tyre, Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës.

Ata kanë thënë se pavarësisht që kanë treguar të gjitha parcelat me kanabis, nuk është ndërmarrë asnjë masë.

“Këto prova e dëshmi të siguruara e të publikuara nga Partia Demokratike, konfirmojnë atë që di çdo shqiptar: Pa lejen e Edi Ramës, askush nuk mund te bëjë një biznes të tillë kriminal. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë, kërkon garanci të vazhdueshme, kërkon që ligji të mos funksionojë, që policia të mos funksionojë”, thuhet në deklaratën e tyre.


Më tej në deklaratën e tyre, thuhet se Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet në territorin e vendit.

“Edi Rama është përgjegjës për krimet që po ndodhin çdo ditë për shkak të këtij biznesi kriminal. Si rasti i një jave më parë, që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjetari Elidian Pashai ra viktime e një trafikanti të njohur droge që kontrollonte arat me kanabis në këtë zonë. Edi Rama është përgjegjës për viktimat e përditshme në aksidentet rrugore, pasi policia e tij është duke ruajtur drogën nëpër parcela. Edi Rama është përgjegjës për shfrytëzimin e fshatarëve të varfër me 10 – 20 mije lekë të vjetra, të cilët detyrohen të shërbejnë në parcelat me drogë për shkak te mjerimit te tyre, duke mundësuar kështu miliona euro për trafikantet e qeveritarët”, thuhet më tej në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori