Qëndrimin dyditor në Qarkun e Kukësit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi me një bashkëbisedim në Has për sa i përket bashkëqeverisjes me njerëzit përmes platformës “shqipëriaqëduam.al”.
Një mësues kishte gjetur zgjidhje pasi i ishte refuzuar vendi i punës, ndonëse rezultonte i pari në testim.
“Ka filluar një procedim disiplinor për kryetarin e Komisionit të Vlerësimit dhe për përgjegjësin e zyrës. Do të përfundojnë që të dy në prokurori”, deklaroi Rama.
Ai tha se shumë shpejt të gjitha emërimet dhe lëvizjet e mësuesve do të jenë kompjuterike për të shmangur abuzimet e drejtuesve.
“Nuk do të ketë më lidhje fare drejtori apo përgjegjësi i zyrës me emërime apo zëvendësime, apo me vakanca, sepse të gjitha këto do t’i bëjë kompjuteri”, u shpreh Rama.
Kryeministri u njoh edhe me rastin e një fermeri, që nuk kishte përfituar dëmshpërblimin për lopën e sëmurë, siç ishte premtuar prej Ramës në vitin 2015.
“Nuk kemi çfarë të bëjmë. Ti me lopë, unë me derra…vështirë e kemi punën! Kushdo qoftë ai, pastë faqen e zezë. Po ia them këtu se ndoshta po na ndjek, ose është atje te protesta. Të largohet nga puna, pasi është shkaktar për këtë vonesë skandaloze”, vijoi më tej Rama.
Ai iu referua protestës së një grupi qytetarësh, që e pritën me pankarta gjatë qëndrimit të tij në qytet. Disa fotografi u shpërndanë nga Partia Demokratike, e cila njoftoi se policia nuk i lejoi ata të protestojnë në sheshin e qytetit.
Demokratët e pritën kryeministrin me protestë edhe në Kukës, ku nuk munguan tymueset dhe kapsollat e hedhura në drejtim të tij.
“Më vjen keq që një pjesë e atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në takim, për shkak të sallës ishin të detyruar të rrinin jashtë dhe të shikonin atë grupin zoologjik, që ishin mbledhur në hyrje. Kemi një kundërshtar tejet të dëshpëruar dhe njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”, tha Rama./Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare