Kosova, për të dytën herë, po merr pjesë ne Bienalen e Artit Bashkëkohor në Venedik dhe të tretën në tërësi, ku nëpërmjet Pavijonit të saj ka paraqitur vlerat e artit të vendit tonë. Në edicionin e sivjetmë, të 56-tin me radhë, Kosova është përfaqësuar nga artistja Flaka Haliti dhe kuratori, Nicolaus Schafhausen me ekspozitën “Spekulimi në të kaltër”.
Pavijoni i Kosovës, dje gjatë prezantimit ka mbledhur shumë vizitorë të cilët kanë shprehur interesimin për të parë nga afër ekspozitën e Halitit e cila reflekton mbi objekte, ngjarje e histori, duke e pasur në fokus Kosovën.
Në hapjen e Pavijonit të Kosovës, pjesëmarrëse ka qenë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, përfaqësues tjerë të institucioneve si dhe presidenti i Bienales së Venedikut, Paolo Baratta.
Ajo theksoi se dy vite me parë, Kosova bëri debutimin e saj si shtet me shumë sukses me prezantimin e artistit Petrit Halilaj dhe shtoi se nuk ka aspak dyshim se një sukses i tillë do të vazhdojë edhe më tutje për Pavijonin Kosovës.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi lartë përfaqësimin e kulturës së Kosovës në Bienalen e Venedikut. “Prania e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, në organizimin me të rëndësishëm të artit në botë, e barabartë me shtetet e tjera, është dëshmi për të arriturat tona në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, tha Jahjaga.
Me rastin e hapjes së Pavijonit të Kosovës, zëvendësministri Hoti tha se është tejet e rëndësishme që Kosova të paraqes artin dhe kulturën e saj në ngjarje të tilla të rëndësishme kulturore siç është Bienalja e Artit në Venedik.
“Më lejoni që të shpreh falënderimet e mia të veçanta për artisten Flaka Haliti dhe për kuratorin Nicolaus Schafhausen, si dhe për të gjithë ekipin e Pavijonit të Kosovës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, përkushtimin dhe punën e madhe që e kanë bërë gjatë tërë këtyre muajve përgatitje deri në finalizimin e projektit”.
Ai tha se ekspozita e Halitit “Spekulimi në të kaltër” e cila identifikohet me qiellin e kaltër, reflekton histori e ngjarje që lidhen me shtetin e Kosovës si dhe reflekton mbi kuptimin e kufijve, demokracisë dhe lirisë. “Dua të theksoj se suksesi i një prezantimi të tillë i bënë nder të madh Kosovës si shtet i ri i cili prezantohet në këtë ngjarje të madhe kulturore në botë për të dytën herë me Paviojin e saj”, tha Hoti.
Në Bienalen e Venedikut, krahas Kosovës ka marrë pjesë edhe Shqipëria si dhe shumë shtete tjera të cilat kanë prezantuar artin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Kalendari i lashtë i Beratit (Video)
Interpretimi i një letre: Kur Edith Durham i shkruante George Bernard Shawit, për krimet serbe në Kosovë

Arti si lëvizje e kundërt ndaj nihilizmit
Libri që më mësoi çfarë është përkthimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa