LAJMI I FUNDIT:

Pavarësia, Pali dhe Marigona…

Në mes të simbolikës paralele nga kujtimi i krijimit të shtetit Izraelit të shkrimtarit Amos Oz që të përjetojmë shtetin duhet të bindemi me konstatimin për pavarësinë dhe simbolikën e çokollatës me lajthia, Pali dhe Marigona janë dy shembuj të ndryshëm të një rruge në shtetin e ri…

Pavarësia…

Nën euforinë legjitime festive të 17 shkurtit kisha shkruar për efektin e pavarësisë. Një rrëfim në paralele që shkrimtari i njohur izraelit Amos Oz e kishte shkruar në duart e babait të tij si kujtim nga ajo ditë e vitit 1947 kur u krijua shteti i Izraelit. Tanimë edhe unë e kisha më në fund ‘’Izraelin tim’’… Në fund të rrëfimit kisha vënë një simbolikë se pavarësia nuk është çokollatë me lajthia. Babai i thotë Amos Ozit ‘’I sheh këta njerëz, e sheh këtë ditë, e sheh këtë festë kurrë nuk do ta harrosh’’. Tanimë kur koha jonë po ecë me shtet të mbikëqyrur e mbajmë mend atë ditë të ftohtë shkurti kur nën euforinë e festës e kuptuam definitivisht se pavarësia është lajm i gëzuar sakrifice dhe gjaku nuk është çokollatë me lajthia. Nën kulmin e pavarësisë sonë gjallojnë veriu i Mitrovicës, protokollet e dyshimta,problemet ekonomike,korrupsioni endemik…Nuk është assesi pavarësia e ‘’Izraelit tonë’’ çokollatë me lajthia, sa vështirë është të ecësh nëpër rërën e stagnimit por edhe të shpresës të një shteti të pavarur…


Pali…

Për kryetarin e Gjakovës ekziston një tregim i bazuar që nuk e lidhë me një pjesë të simbolikës së shtetit të ri kur njerëzit nga asgjëja krijuan pasuri marramendëse. I hyrë në politikë me një pasuri relativisht të madhe nga puna e familjes në Zvicër dhe Kroaci kryetari i Gjakovës e dinte se pavarësia nuk është ‘’çokollatë me lajthia’’ dhe e ndryshoj qytetin. Investimet publike në Gjakovë në një periudhë të shkurtër kohore janë shumë të mëdha. Në çdo lagje të qytetit ka ndryshime pozitive që lidhen drejtpërdrejtë me mandatin e kryetarit Lekaj. ‘’I sheh këta njerëz në këtë ditë, ditë më të lumtur në jetën e tyre nuk ka për të pasur por duhet punë e madhe për ta realizuar Izraelin e tyre, ëndrrën e tyre’’ thotë shkrimtari izraelit Amos Oz… Në këtë paralele Pal Lekaj është një rrëfim i pranuar pozitiv në ndryshimin e një qyteti nga rëra e stagnimit në një rrugë të mbarë. Është një rrëfim dëshmues se pavarësia nuk është çokollatë me lajthia, dhe nuk është sukses i vogël këtë të na tregoj dikush në Kosovën tonë të dashur.

Marigona…

Kultura dhe arti janë ambasadorë të një shteti të ri. Dihet ‘’puna kolosale’’ në Kosovën e pasluftës pasi shteti na bëri me sy për kulturën dhe artin. Çfarë do të bënte Marigona Dragusha sikur tërë synimet dhe idealet e saj të bazoheshin në këtë ‘’punë kolosale ‘’ për kulturën dhe artin që bënë shteti ynë. Përveç kësaj sa lloje misesh lejohen të zgjidhen në shtetin tonë që nga vajza e axhës e deri tek vajzat e politikës. Larg këtyre skemave pasi e kishte kuptuar se pavarësia nuk është çokollatë me lajthia Marigona Dragusha arriti sukses. Me gëzimin e një fëmije në duart e prindit që e përshkruan shkrimtari izraelit Amos OZ në intervistën për ‘’Zërin e Amerikës’’ Marigona shpresonte se kjo përzgjedhje në ‘’Miss Universe’’ do t’i ndihmonte njohjeve të reja të Kosovës.

Me shume të drejtë sepse diplomacia, politika dhe afirmimi i një shteti bëhen edhe me shiritin në trupin e Marigonës ku shkruan Kosova. Ndoshta dikush në mënyrë naive do të pyeste ku i ka letrat Marigona se na ka njohur ndonjë shtet i ri. Nga notimi nëpër teatrin e absurdit nuk do të ishte befasi mbase edhe një pyetje e tillë. Por Marigona është prezantuese e shtetit të Kosovës pasi pavarësia nuk është ‘’çokollatë me lajthia’’ dhe për të duhet të punohet çdo ditë, që të jetohet çdo ditë pa reduktime…

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori