Pavarësia në replace me varësinë
Varësia nuk është një ndjenjë e mirë, por realitet, shembull për mënyrën se si duhet të jetosh me të tjerët. Edhe pavarësia si nocion nuk mund të përkufizohet gjithnjë me hapësirën e dëshirave as edhe të mundësive, dhe masa e saj përkufizohet si relative krahasuar me varësinë.
Këto janë fenomene që shpesh qëndrojnë në pika ekstreme, varësisht se sa janë reale apo fiktive.
Se a ka më shumë pavarësi “fiktive” dhe varësi “reale”, praktika e dëshmon të kundërtën, sepse vijat dalluese të përkufizimi të njërës apo tjetrës, më lehtë tërhiqen te varësia, e cila kur përkthehet në gjuhën politike si pavarësi “reale”, esenca e saj mund të jetë vetë varësia, e cila në kalkulimet politike, merr premisa joracionale që të shpjegohet si diçka e vërtetë.
Historia e themelimit të shteteve dhe kombeve, që ngërthen mjaftë faqe të shkruara, në kontuinitet ka lëvizur duke u ngjizur dhe zhvilluar mes këtyre dy kategorive, të cilat janë shpjeguar dhe zhvlerësuar sipas ndërrimeve të konjukturave politike. Ndërsa, në vendet ku kanë dominuar regjimet komuniste, pjesërisht kanë filluar të ndërrohet numri i faqeve, dhe historia është lexuar nëse mund të thuhet kushtimisht, diku-diku së “prapthi”, duke ndodhur një proces që mund të duket i çuditshëm, në një replace, “ pavarësia” dhe “ varësia “kanë marrë konotacione të ndryshme kuptimore, herë duke u bërë sinonime e herë homonime të vlerave dhe antivlerave njerëzore.
Kjo në retrospektivë, shembull me Kosovën, periudha që nis me jetësimin e ideologjisë komuniste, maksima “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” ishte një tendencë që nëpërmes besueshmërisë në ideologjinë të krijohet varësia me “grupet “ që u bënë kreator të skemave të një rendi të ri të socializmit, i cili pavarësinë e popujve e shndërroi në një “varësi” të llojit të vetë me regjimet.
Aktet më të larta normative të shtetit, si kushtetutat, formalizojnë të drejtat dhe detyrimet për qytetarët. E drejta ishte pjesa e parë që afirmonte “lirinë” inekzistente, dhe, që të lente mundësinë të vihesh në kërkim të një gjëje të cilën nuk mund ta gjesh dot. Ndërsa, detyrimet ishin pjesa ku pushteti kishte me “bollëk” mekanizëm të sofistikuar për përmbushjen e tyre, dhe mund ta penalizonte në çdo kohë qytetarin e vetë për kërkesat “ilegjitime” që binin në “fushën” e së drejtës.
Në procesin e globalizmit, kur janë rritur ndërvarësitë, “varësia” dhe “pavarësia” kanë humbur masën e relativitetit apo thënë më troç janë rritur kapacitetet në drejtim të varësisë ekonomike mes shteteve, por njëkohësisht, janë zvogëluar shanset për pavarësi në kuptimin klasik, shtetet të “vogla” apo shtete të “mëdha”, që ky epitet u caktohet sipas shkallë së ulët “ të organizimit” të institucioneve, stabilitetit politik, dhe fuqisë ekonomike, brenda hapësirës së caktuar gjeografike, që nuk është “kusht” të jetë e “madhe”.
Vendet si Kosova, e cila reflekton ende fuqi të pamjaftueshme të nivelit të organizimit, që vazhdon të mbikëqyret herë nga UNMIK-u, dhe të përkujdeset nga EULEX-i, është në varësi të dyfishtë, atë politike, dhe varësi ekonomike, situatë e cila ia konteston në masë të theksuar “pavarësinë reale”
Që të mundesh të lirohesh nga hallka e parë e varësisë politike, mungon dinamika e angazhimeve dhe përgjegjësive brenda vendit, e cila si duket janë barriera aspak të lehta për t’u kapërcyer, ku krijohen mundësitë të hyhet në garën e “lojës” së madhe makro-ekonomike, e cila veç i ka krijuar rregullat e njohura të ndërvarësisë, dhe limitet e saja, ku fitohet shanse, që varësia ekonomike dhe politike në replace, të shndërrohet në një ”pavarësi”, nga fiktive në atë reale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës