Pavarësia e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët u anashkaluan nga vendimmarrja

Shtypja e të drejtave dhe aspiratave të shqiptarëve, të ndrydhura që nga regjimi komunist, vazhdoi me të njëjtën tendencë në Maqedoni edhe pas ndarjes nga Jugosllavia. Madje me pavarësinë e Maqedonisë dhe me kushtetutën e re, shqiptarët humbën edhe ato të drejta që i gëzonin nga kushtetuta e vitit 1974. Kushtetuta e vitit 1991, sikurse u theksua më sipër, i la shqiptarët me statusin e nacionalitetit, pavarësisht se përqindja e tyre i bënte ata faktor shtet-formues. Mosnjohja e këtij elementi, mos njohja e të drejtës së gjuhës, ajo e arsimimit shqip në nivel universitar, mosnjohja e përdorimit të simboleve që janë thelbësore në identitetin e njeriut dhe kombit, si dhe shkelje të tjera, u mohonin shqiptarëve të drejtën si qytetarë të barabartë të të njëjtit vend. Represioni i shtetit maqedonas i cili u shtua pas çdo forme proteste dhe shprehje revolte nga ana e komunitetit shqiptar, por edhe pas çdo bojkoti politik të proceseve nga partitë shqiptare, e ashpërsonte akoma më shumë qasjen e shqiptarëve te shteti dhe anasjelltas.
Profesori Xhelal Zejneli thotë se anashkalimi i shqiptarëve në formimin e shtetit, ishte gabim i faktorit politik maqedonas të asaj periudhe.
“Faktori politik shqiptar, në përputhje me sugjerimet e Uashingtonit dhe të Brukselit vazhduan të artikulojnë, përpilojnë dhe imponojnë kërkesat e tyre në rrugën politike dhe demokratike duke vepruar në Kuvendin e Maqedonisë për të ruajtur qëndrueshmërinë e këtij shteti dhe të rajonit për arsye se ishte edhe problem i Kosovës i pazgjidhur në atë kohë, shqiptarët u bënë edhe pjesë e Qeverisë, jo për qëllime karrieriste por për hirë të qëndrueshmërisë së këtij vendi.”- deklaroiu Xhelal Zejneli, profesor.
Shqiptarët thotë si, 30 vjet më vonë, gëzojnë më shumë të drejta për të cilat nuk kujdesen t’i zbatojnë.
“Disa të drejta, ne vetë nuk i realizojmë. Ligji na i mundëson dhe ne vetë nuk i realizojmë. Këtu është problemi. Po ta marrim çështjen e gjuhës shqipe, në shumë institucione që qeverisen prej ministrave maqedonas e ke dygjuhësinë kurse për paradoks, i ke disa institucione, përfshirë edhe pushtetin vendor, ku shumica absolute janë shqiptar, dhe vetë shqiptarët nuk e respektojnë. Fajin në disa raste duhet ta kërkojmë edhe në vetvete.”- pohoi Xhelal Zejneli, profesor.
Historia njeh disa zhvillime represioni, konfliktesh dhe përplasjesh ndëretnike, që kulmuan në periudhën kur pushteti drejtohej nga OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit. Tensionet në Kalanë e Shkupit nisën kur një grup shqiptarësh deshi ta rrëzonte konstruktin e hekurt të një kishe të cilën autoritetet kishin nisur ta ndërtojnë në mungesë transparence. Nxitja e përplasjeve ndëretnike dhe ndërfetare vazhdonte në Karnevalin tradicional të Vevçanit, për disa vite me radhë. Terrenet sportive u shndërruan në arenë ku bëheshin thirrje “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” kurse autobusët që shpesh transportonin nxënësit nuk ishin më të sigurtë për shkak të dhunës në baza etnike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës