Të qenët i furnizuar me energji të mjaftueshme dhe me çmime të ulëta është një punë e ndërlikuar, jo vetëm në Kosovë, por gjithkund në botë. Alternativat e furnizimit me energji bëjnë pjesë në strategjitë globale të shtrirjes së ndikimit. Vendi ynë, Kosova, është një territor që fle mbi linjit, por furnizimi me energji dhe çmimi i saj janë një problematikë me të cilët po përballet shoqëria jonë.
Opinioni në Kosovë është hutuar nga një fushatë agresive e disa organizatave joqeveritare që kundërshtojnë ndërtimin e termocentralit me thëngjill “Kosova e Re” dhe “brengosen për ndotjen e mjedisit”, por paradoksalisht ato në të njëjtën kohë kundërshtojnë edhe tarifat e larta të energjisë.
Pretendimi i këtyre “patriotëve mjedisorë” për energji të ripërtërishtme në një vend që shtrihet mbi basene thëngjilli është fals. Energjia e ripërtëritshme është alternativa më e mirë, por fatkeqësisht këtë kapacitet energjetik vendi ynë nuk e posedon. Energjia me erë dhe me ujë edhe sikur të ekzistonte do të ndikonte në rritjen e çmimeve të energjisë nga tri deri në dhjetë herë, por ky fakt fshihet nga opinioni publik gjatë fushatës së “patriotëve mjedisorë”. Duhet pyetur qytetarët e Kosovës, nëse pranojnë trefishimin e tarifave të energjisë, para se të heqim dorë nga ndërtimi i termocentralit të ri dhe të nisim kërkimet për energji të ripërtëritshme, e cila sipas të gjitha hulumtimeve vendore dhe ndërkombëtare është shumë simbolike dhe nuk mjafton për furnizimin efikas dhe me çmime të arsyeshme.
Kjo fushatë agresive gjoja për “patriotizëm mjedisor” po bëhet me paratë e donatorëve që kundërshtojnë ndërtimin e termocentraleve me thëngjill. Në prapaskenë ata nuk brengoset për shëndetin e fëmijëve tanë, për ajrin që ne konsumojmë dhe as për ujin që pimë, ata nuk brengoset për furnizimin tonë me energji, nuk brengosen për uljen e çmimit të energjisë, por brenga e tyre është arsyetimi i donacioneve, dështimi i projektit të termocentralit të ri dhe hapja e rrugës për sjelljen e Gazpromit rus edhe në Kosovë.
Nëse duam energji pandërprerë, me çmime të ulëta, atëherë ekziston vetëm një alternativë, ndërtimi i termocentralit të ri me linjit, sepse ky është resursi i vetëm energjetik që e posedojmë.
Fëmijët tanë përveç që kanë nevojë për një mjedis të pastër, ata kanë nevojë edhe për zhvillim ekonomik, rritje të vendeve të punës, përmirësim të kualitetit të jetës, dhe kjo nuk mund të bëhet derisa ne nuk e kemi të zgjidhur problemin e furnizimit me energji, që i paraprinë zhvillimit ekonomik. Ndërtimi i termocentralit të ri nuk nënkupton se ne doemos do ta ndotim mjedisin. Kriteret mjedisore të aplikuara nga Bashkimi Evropian gjatë ndërtimit të termocentraleve të reja, reduktojnë ndotjen dhjetëra herë, në krahasim me ndotjen aktuale që ekziston në Kosovë.
Gjermania si njëra ndër fuqitë kryesore në botë që ka standarde të ashpra mjedisore, ka vendosur për kthimin në jetë të termocentraleve me thëngjill dhe deaktivizimin e atyre me energji bërthamore. Nëse ekziston një shtet në glob që kujdeset më së shumti për mjedisin, ajo është Gjermania, prandaj kthimi në funksion i termocentraleve në këtë shtet nuk do të thotë se gjermanët po heqin dorë nga kriteret mjedisore, përkundrazi, Gjermania planifikon uljen e përqindjes së ndotjeve të mjedisit me CO2.
Hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë për politikat energjetike nga Greenberg Quinlan Rosner, një ndër kompanitë lidere në botë për hulumtime të opinionit dhe sondazheve publike, tregon se 94 për qind e qytetarëve të Kosovës përkrahin ndërtimin e termocentralit të ri, 5 për qind e kundërshtojnë, ndërsa 1 për qind nuk kanë dhënë përgjigje. Ky hulumtim i opinionit publik në Kosovë tregon se brenga kryesore e kosovarëve në fushën e energjisë, janë çmimet e larta, 56 për qind e tyre, ndërsa orët digjitale që po vendosen tani paraqesin shqetësim për 22 për qind të respodentëve të anketuar.
Debati në shoqërinë civile dhe opinioni në përgjithësi për politikat mjedisore nuk ka bazë empirike dhe as shkencore. Ja një shembull. Kosova ka licencuar vitin e kaluar 100 megavatë energji me ujë. Kjo është diçka shumë pozitive. Por të pretendohet se Kosova do ta zgjidh problemin me energji nëpërmes ndërtimit të Hidrocentralit të Zhurit nuk ka bazë shkencore. Hulumtimi më i fundit ka treguar se ky hidrocentral gjatë një viti mund të funksionojë maksimumi 30 ditë në vit me kapacitet prodhimi 300 megavatë, pasi që 335 ditë tjera të vitit nevojitet për grumbullimin e ujit në kaskada. Me 300 megavatë për 30 ditë në vit nuk zgjidhet problemi energjetik.
Kosova do të ishte vend me fat sikur të kishte lumenjtë e Shqipërisë, ku kapacitetet e instaluara janë 90 për qind me ujë, por fati ynë është qe nuk kemi lindur afër lumenjve, por mbi thëngjill, prandaj duhet shfrytëzuar këtë resurs të vetëm që e posedojmë, ose të vazhdojmë të varemi nga rryma që na sjellin fqinjët tanë.
Patriotizëm mjedisor në Kosovë nuk është kundërshtimi i ndërtimit të termocentralit, por patriotizëm është debati që kapacitetet e instaluara të jenë në harmoni me parametrat mjedisor evropian. Kështu ne do të kemi më shumë energji, me çmim më të lirë dhe me një mjedis më të pastër sesa që e kemi sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës