Në Kosovë fshihen rezerva kolosale të linjitit. Ato mund ta pasurojnë ose ta çojnë vendin në shkatërrim. Gazeta e njohur gjermane “Die Welt” i kushton një artikull interesant Kosovës, gjegjësisht thesarit mbi të cilën ajo “fle”, linjitit, që është bekim dhe njëherësh mallkim për Kosovën.
Artikulli fillon me përshkrimin e gjendjes së pashpresë në Obiliq (Kastriot), ku është epiqendra e ndotjes që vjen nga termocentralet e atjeshme, ndotje kjo që pastaj përshkon edhe kryeqytetin, Prishtinën dhe një pjesë të Kosovës. “Ne jetojmë nën një kambanë ndotjeje, që na bën të gjithëve të sëmurë”, thotë Aleksandër Berisha, një shitës në tregun e pemëve në Obiliq duke dhënë përshkrimin më të saktë të gjendjes.
Vellot e tymit dalin nga katër oxhaqe. Ato vjellin në lartësinë prej 120 metrash tymin, i cili pastaj bën silueta në qiell, që të përkujtojnë një qenie industriale parahistorike. Ato i takojnë një termocentrali të vjetër 40 vjet me bazë linjitin, i cilina Banka Botërore është përshkruar si “Burimi më i madh i ndotjes së ambientit në Evropë”.
Sado i shkretë të duket ambienti rreth kolosit, ai (termocentrali) ka rëndësi enorme për Kosovën, për faktin se para portave të Obiliqit fle një thesar. Nën peizazhin e qetë të përbërë nga pyje dhe kodra, shtrihen rezervat më të mëdha në Evropë të linjitit. Një miliardë tonë të këtij karburanti thuhet të jetë shtresuar këtu, shumë më tepër se që ka nevojë Kosova për vete. Sipas ekspertëve, shteti më i ri dhe më i varfër i Evropës mund të furnizojë gjithë regjionin me linjit. Por për të bërë këtë, duhet nxjerrë më shumë linjit nga toka.
“Brenda një gjenerate, Kosova mund të bëhet furnizuese me energji për gjithë Evropën Juglindore”, thotë profesori i Oksfordit, James Pettifer, njëri ndër ekspertët kryesorë të Ballkanit. “Potenciali ekonomik është enorm”, beson edhe Skender Xhakaliu, ambasador i Kosovës në Gjermani.
Ndërsa inxhinieri i minierave Rainer Hengstmann, i cili ka punuar në Prishtinë për OKB-në thotë se kjo do të mundësonte hapjen e 35 mijë vendeve të reja të punës në degën e energjetikës.
Linjiti, besojnë ekspertët, i ofron vendit një shans për të dalë nga mjerimi ekonomik. Dhe kjo i duhet shtetit urgjentisht. Përparimi modest i arritur viteve të kaluara kërcënon të fashitet. Fajet i ka kriza e euros, e cila e ka arritur edhe Kosovën, ndikese me vonesë. Në vitin 2011 ekonomia e vendit është rritur për 4.5 për qind, në vitin 2012 vetëm 2.5 për qind. Ndërsa siç vlerëson komisioni i BE-së, në vitin 2013 rritja ekonomike do të jetë ulur edhe më tej.
Më tutje, shkruan “Die Welt” Kosovës po i pakësohen dy burime të ardhurash: disa shtete të BE-së të detyruara te kursejnë, e kanë ulur shkallën e ndihmave për regjionin dhe në të njëjtën kohë diaspora kosovare dërgon më pak para në vendlindje, një zhvillim fatal ky për vendin e vogël, ekonomia e të cilit nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta.
Megjithatë, linjiti nuk është përshtatshëm si ndihmë e menjëhershme, si mjet kundër krizës. “Ai mund t açojë vendin drejt mirëqenies”, thotë eksperti i Ballkanit, Pettifer, “por jo sot për nesër”. Investimet që duhet t`i bejë shteti ë këtë sektor duhet të jenë gjigante. “Është një rrugë e gjatë, e vështirë”.
Obiliqi ka një vend të posaçëm në këtë rrugë, pasi që aty është rezervari më i madh i vendit, edhe pse jo i vetmi. Nëpër “damarët” e këtij thesari në regjione të ndryshme të Kosovës fshihen 14.7 miliardë tonë linjit. Me këtë pasuri, vendi i vogël i Ballkanit zotëron rezervat që në nivel planetar zënë endin e pestë, pas Rusisë, Kinës, Gjermanisë dhe SHBA-së.
Pjesë më të madhe të tij, Kosova mund ta eksportonte, pasi që nevojat e veta për energji janë dukshëm më të pakta. Për të siguruar energji të mjaftueshme për një jetë njeriu, Kosovës do t`i mjaftonte gjysma e rezervave që janë vetëm në Obiliq.
Por kush do të hapte minierat tjera, kush do të përpunonte linjitin e papërpunuar dhe kush do të bënte transportin për në vendet fqinje etj? Kosovës i mungojnë inxhinierët ndërsa investitorët e huaj vështirë se ia mësyjnë Kosovës. Ata i druajnë mungesës së sigurisë juridike, zyrtarëve të pagdhendur dhe korrupsionit. Në listën e korrupsionit të bërë nga Transparency International, Kosova zë vendin e 111, në mes të Etiopisë dhe Tanzanisë. Krahas kësaj, shumë qytetarë besojnë se elitat e shtetit janë të përfshirë në tregti me arme dhe me drogë, deri lartë, në qeverinë e kryeministrit Thaçi. Shteti nuk ia del të sigurojë as furnizimin e duhur me energji elektrike.
Sipas organizatës së përmendur Kosova ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike. Brutoprodukti i saj për kokë banori është 2600 euro, aq sa i Mongolisë. Me 45 për qind të papunë zë vendin e parë në Evropë, ndërsa në veri papunësia arrin deri në 80 për qind. Malli që eksporton më së shumti Kosova është hekuri i vjetër. Por ndërkohë lulëzon ekonomia informate (në të zezë), e cila merr pjesë me 30 deri 45 për qind në gjithë ekonominë e vendi.
Gjendja jo e qetë politike, për shkak të burimit të konflikteve në veri, e shton edhe më shumë këtë pasiguri, për të cilën vazhdon të jetë i nevojshëm KFOR-i. Tensionet e shtypin zhvillimin e Kosovës.
Por, edhe me kusht që një ditë Kosova do të mund të shfrytëzonte të mirat nga nëntoka e saj, kjo ende nuk do të ishte zgjidhje e problemit. Ndoshta më shumë do të ishte një traumë për vendin, traume çfarë bota ka parë tashmë në vende të ndryshme, ku pranë pasurve nëntokësore, populli vuan dhe dhuna e mjerimi shtohet. Kështu, pasuria e madhe e rezervave në vend se bekim, mund të bëhet mallkim për vendin që e zotëron atë, citon gazeta ekspertë të njohur botërorë.
Si pasojë e korrupsionit të elitave vendore, në këto shtete neglizhohet jo vetëm mbrojtja e ambientit por edhe ngritja e standardit të popullatës. Ekspertët si Paul Collier nga universiteti Oksford etj. kanë vlerësuar se në vende të tilla rreziku i shpërthimit të luftërave qytetare është 23 për qind ndërsa në vendet pa rezerva nëntokësore vetëm 0.5 për qind.
Qeverisë së Kosovës i duhet të ndjekë një rrugë tjetër nga ajo që kanë ndjekur qeveritë e vendeve të ndryshme që kanë humbur arsyen në pasurinë e vendit të tyre. Ajo duhet të dijë t’i orientojë miliardat nga pasuria e nëntokës në projekte të dobishme për vendin dhe popullin, citin gazeta ekspertin Jammes Pettifer. /Albinfo/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij