Një ndër problemet me të mëdha të ekonomive në tranzicion dhe për më tepër të atyre në zhvillim, është prania e ekonomisë joformale. Ndërsa sa më funksionale të jenë strukturat shtetërore dhe ekonomike të një vendi aq më e ulët vlerësohet të jetë pjesa joformale e një ekonomie. Kjo për faktin se ekonomi të tilla, zotërojnë prej kohësh kuadrin ligjor dhe nivelin e lartë të zbatueshmërisë së tij, sisteme të plota dhe strikte informacioni që vihen në shërbim të metodave transparente të evidentimit të aktiviteteve ekonomike, që do të ndikonin në uljen e shkallës së ekonomisë informale, si edhe përgjegjshmërinë dhe kulturën e nevojshme në punë.
Edhe katër vite pas pavarësimit të vendit, institucionet e Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të shumta, një ndër to vlerësohet të jetë edhe prezenca në shkallë të lartë e ekonomisë joformale. Problemi i ekonomisë joformale meriton një qasje më serioze, si nga institucionet e vendit, ashtu edhe nga ekspertët e ekonomisë në dhënien e rekomandimeve për këtë fenomen. Mbledhja e statistikave rreth asaj se cili aktivitet ekonomik joformal është aktiv dhe mbledhja e informatave lidhur me madhësinë e këtyre aktiviteteve është vendimtar për të hartuar strategji lidhur me luftimin e kësaj dukurie. Natyrisht se është e vështirë për të marrë informacione të sakta për aktivitetet e ekonomisë së fshehtë për shkak se individët e angazhuar në këto aktivitete dëshirojnë të mbeten të paidentifikuar. Andaj, si pasojë e këtij fenomeni, është e vështirë të jepen të dhëna të sakta lidhur shtrirjen e ekonomisë joformale në një vend.
Ekonomia joformale ndikon në krijimin e një pabarazie të madhe në ekonominë e tregut, pasigurie dhe një konkurrencë jolojale. Ekonomia joformale, jo vetëm që shkakton humbje për buxhetin e Kosovës, por edhe mungesë të informatave mbi kushtet me të cilat përballën punëtorët që punojnë në biznese joformale. Sidomos pasojat janë të shprehura kur kemi të bëjmë me një ekonomi të pazhvilluar, siç është ajo në vendin tonë.
Pasojat e ekonomisë joformale vlerësohet të jenë shkatërruese për momentin, andaj duhet një angazhim shumë serioz në këtë drejtim. Ajo përveç se sfidon infrastrukturën ligjore, si p.sh. konkurrencë jolojale në treg, shkelje të të drejtave të punëtorëve etj, me rastin e ushtrimit të aktiviteteve ekonomike joformale, drejtpërdrejt dëmton edhe arkën fiskale të shtetit dhe nëse nuk ndërmerren masa parandaluese nga shteti atëherë kjo nxitë evazionin fiskal edhe më tej. Gjithashtu ekonomia joformale dëmton tregun, jetën afariste, duke penguar zhvillimin e konkurrencës së lirë në treg, si dhe pabarazinë e ndërmarrjeve në kushtet e tregut. Ekonomia joformale, po ashtu dëmton sistemin bankar dhe qarkullimin bankar, duke rritur pasigurinë e sistemit financiar të një vendi.
Ekonomia joformale në vendet në zhvillim mund të minimizohet me ushtrimin normal të autoritetit të institucioneve që janë të thirrura për të luftuar këtë dukuri, për të arritur nivele të mjaftueshme të rritjes ekonomike dhe moderne të zhvillimit normal të një vendi. Megjithatë ekonomia joformale nuk mund të konsiderohet si një fenomen i përkohshëm. Për më tepër, ekonomia joformale ka qenë më e theksuar në vendet ku të ardhurat dhe pasuritë nuk janë shpërndarë barazisht. Nëse rritja ekonomike nuk është shoqëruar me përmirësime në nivelet e punësimit dhe të ardhurave të mjaftueshme dhe të shpërndara në mënyrë meritore, ekonomia joformale nuk tkurret. Prandaj, jo rastësisht ekonomia joformale konsiderohet se është vazhdimisht në rritje në shumicën e vendet në zhvillim.
Aktiviteti ekonomik që bie jashtë kompetencës së qeverisë është i njohur me emra të ndryshëm si: ekonomia hije, joformale, e fshehur, e zezë, nëntokësore, gri, klandestine, ilegale, etj. Aktivitetet ekonomike të këtyre bizneseve përfshijnë përpjekjeve ilegale, për të arritur përfitime sa më të mëdha dhe për të iu shmangur zbulimit zyrtar. Në të vërtetë, disa aktivitete të paregjistruara, të tilla si tregtia e drogës, janë të paligjshme. Shprehjet frazeologjike të gjuhës angleze "nën tavolinë" dhe "pa libra" zakonisht i referohen këtij lloji të ekonomisë. Ekonomia joformale nënkupton bizneset apo veprimtaritë ekonomike më pak të rregulluara për sa i përket ligjeve të taksave, ligjeve të punës ose ligjit për mbrojtjen e mjedisit, etj. Bizneset e tilla nuk janë domosdoshmërisht të paligjshme, por ato zakonisht tentojnë ti shmangen detyrimeve tatimore ndaj shtetit.
Edhe në Kosovë në periudhën pas vitit 1999, më shumë se në të shkuarën doli në pah edhe një strukturë e re ekonomisë, ekonomia joformale, luftimit të së cilës iu kushtua shumë pak rëndësi. Rasti i lulëzimit të ekonomisë joformale në vendin tonë pas vitit 1999, mbetët një fenomen që meriton një studim të veçantë, për shkak të fatit që kishte vendi ynë. Kosova pas përfundimit të luftës ka dalë si vend me ekonomi totalisht të shkatërruar, me dëme të mëdha në bizneset familjare, shtëpi të shkatërruara dhe dëme tjera të shumta. Pastaj për një kohë të gjatë, pas përfundimit të luftës, kufijtë e Kosovës kanë qenë të hapur, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për tu shfrytëzuar për qarkullim të mallit pa iu nënshtruar procedurave dhe taksave doganore. Megjithatë shfrytëzimi i kësaj gjendje në atë kohë, në masë të madhe, ishte burim i natyrshëm i gjenerimit të të ardhurave për familjet kosovare.
Situata e tranzicionit drejt demokracisë që po kalon vendi ynë, ka krijuar një teren pjellor dhe mjaft të “favorshëm” për lulëzimin e ekonomisë joformale. Prandaj ekonomia joformale në Kosovë vazhdon të mbetet problem për autoritetet vendore. Hartimi i një strategjie, për luftimin e ekonomisë joformale, duke filluar nga funksionalizimi i legjislacionit dhe krijimi i autoriteteve relevante përgjegjëse, sigurimi i informacioneve për shkallën e ekonomisë joformale, përmes sistemeve të avancuara teknologjike, ngritja e kapaciteteve në luftimin e kësaj dukurie, pasojat e së cilës janë, të pa parashikueshme, pasi qe ndalon zhvillimin normal ekonomik të një vendi. Pasojat e ekonomisë gri, janë fatale për momentin, andaj duhet një angazhim shumë serioz në këtë drejtim.
Vlerësimi i detajuar dhe i besueshëm i madhësisë dhe i përbërjes së ekonomisë joformale në Kosovë, duke konsideruar këtu të dhëna të sakta për aktivitetet të bazuara në ekonomi joformale, është pa dyshim një ushtrim shumë sfidues, dhe nevojitet punë e suksesshme kërkimore. Në zonat urbane ekonomia joformale është më e shprehur në ato raste ku njerëzit ndërmarrin veprimtari për të hapur vende të punës dhe për të siguruar ekzistencën, pasi që sektori publik nuk ofron vende të mjaftueshme të punës. Kategoria që më së shumti merret me këto dukuri në raste të tilla janë të varfërit, imigrantët, personat me arsimim të ulët dhe të pakualifikuar etj.
Në situata të tilla pasojat janë të shumta si: mundësi më të vogla që njerëzit të zhvillojnë bizneset e tyre formale, shkelja e të drejtave të punëtorëve, mungesa e mbrojtjes sociale dhe pasoja të tjera që janë të shumta. Vlerësimi i ekonomisë joformale është një proces pune mjaft i vështirë. Për një vend të caktuar, duhet të gjykohet mbi një grup shifrash dhe informacionesh, në mënyrë që të arrihet në vlerësime sa më reale të madhësisë së ekonomisë joformale.
Shkalla e bashkëjetesës ndërmjet ekonomisë formale dhe asaj joformale, në vende të ndryshme të tranzicionit vlerësohet të jetë në nivele të ndryshme. Studimet kanë treguar se madhësia e ekonomisë joformale nuk paraqet tendencë rënëse, për sa kohë që nuk ndërmerren veprime konkrete dhe të besueshme, të koordinuara me të gjithë pjesëmarrësit e tregut, nga ana e qeverisë. Nëse qeveritë janë serioze dhe rezultative në këtë fushë, kjo pasqyrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e evazionit fiskal dhe në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit si pasojë e mbledhjes së detyrimeve (tatimeve dhe taksave).
Mbledhja e statistikave rreth atyre që veprojnë në një ekonomi të fshehtë, frekuenca me të cilën ndodhin aktivitetet e tilla dhe përmasat e këtyre, janë thelbësore për marrjen e vendimeve efikase lidhur me shpërndarjen e burimeve në këtë zonë. Është e qartë se ka vështirësi të mëdha në marrjen e informacionit të saktë rreth këtyre aktiviteteve, sepse ata që janë të angazhuar në to nuk dëshirojnë të identifikohen. Andaj vlerësimi për aktivitetet e ekonomisë së fshehtë mund të konsiderohet pothuajse si një pasion shkencor për të njohur “të panjohurën”.
Ndikimet negative të ekonomisë joformale mund të përcaktohen nga fakti, ngase ajo, si e tillë shkakton probleme makroekonomike, mikroekonomike dhe sociale. Në këtë aspekt normat e taksave të përcaktuara shmangen duke zvogëluar bazën e tyre me anën e aktiviteteve dhe punës joformale në ekonomi. Në këtë mënyrë kjo ndikon ndjeshëm në të ardhurat që duhet të realizohen nga taksat, nga ana e shtetit. Kjo humbje të ardhurash nxitë normalisht qeverinë e një vendi që të ngritë taksat, duke u vështirësuar aktivitetet ekonomike bizneseve të ligjshme. Nga ana tjetër joformaliteti ulë cilësinë e mallrave dhe të shërbimeve, sidomos kur kjo ka përmasa të konsiderueshme. Marrë në përgjithësi ekonomia joformale dërgon në uljen e rritjes ekonomike të një vendi.
Po ashtu ekonomia joformale ndikon edhe në prishjen e konkurrencës në treg, pasi qe bizneset që merren me aktivitete joformale ekonomike, konkurrojnë në treg me çmime me të ulëta, duke pamundësuar një konkurrencë të mirëfilltë në treg. Depërtimi i mallrave në vend pa iu nënshtruar taksave doganore, po ashtu dëmton konkurrencën në treg, duke iu pamundësuar prodhuesve vendor të jenë konkurrent me çmime në treg.
Ekonomia e tregut nuk mund të funksionoje pa institucione të forta efektive, politike, ligjore, ekonomike, etj. Këto janë kushtet minimale paraprake për rritjen ekonomike, mbështetjen e saj dhe sigurimin e drejtësisë sociale. Mbështetja e mangët e tregut dhe e ngritjes së institucioneve, është një nga shkaktarët kryesorë të krijimit të pabarazive në shoqërinë tonë dhe të dyzimit midis ekonomisë formale dhe joformale. Shkalla e lartë e informalitetit vështirëson detyrën e qeverisë për të mbledhur të ardhurat për buxhetin, duke paraqitur probleme të theksuara për funksionimin normal të vendit, për këtë arsye është vet qeveria ajo që me anë të mekanizmave të vet nuk duhet të lejoj praninë e informalitetit. Zakonisht në vendet që kanë shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik, apo në vendet në tranzicion përpjekjet për reduktimin e ekonomisë joformale janë të pakta apo inekzistente. Megjithatë vlerësimi i ekonomisë joformale është një proces pune mjaft i vështirë, për faktin se duhet gjykuar dhe marrë vendime mbi të dhëna të sakta, në mënyrë që të arrihen vlerësime sa më të sakta për madhësinë e ekonomisë joformale në vend. Këto të dhëna dhe informacione për madhësinë e ekonomisë joformale në Kosovë, fatkeqësisht mungojnë. Për të penguar ekonominë joformale në vend, duhet të funksionojë shteti ligjor. Andaj është e nevojshme që të përforcohet sektori i administratës tatimore dhe shërbimet e inspektimeve të ndryshme. Po ashtu qeveria e vendit duhet që të aplikoj edhe më tej ndryshime fiskale, sepse sa më shumë që të ulën ngarkesat fiskale, aq më shumë biznese do të kalojnë nga ekonomia joformale në atë formale.
Ekonomia joformale ka pasoja të gjithanshme në funksionimin normal të një shteti dhe ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në ofrimin e shërbimeve publike nga ana e shtetit për ta. Mbledhja e ulët e taksave nga shteti ndikon në të ardhura të pamjaftueshme për buxhetin e vendit, duke iu cenuar mirëqenia e qytetarëve. Shpeshherë qytetarët e vendit kanë ankesa për shërbime publike jocilësore, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror. Në anën tjetër edhe kushtet e dobëta të punëtorëve që punojnë në ofrimin e këtyre shërbimeve, si në aspektin teknologjik ashtu edhe në të ardhura të pamjaftueshme, ndikojnë në ofrimin jocilësor të shërbimeve. Ekonomia joformale mund të përkeqësojë pozicionin financiar të institucioneve të sigurimeve shoqërore, duke ulur të ardhurat nga taksat dhe kjo ulje mund të shkaktojë kufizimin e ndihmës sociale tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Kufizimet mbi transfertat sociale mund të shkaktojnë standarde më të vështira jetese për njerëzit me të ardhura të ulëta dhe mund të rrisin tensionet sociale në komunitetin.
Korrupsioni dhe ekonomia joformale janë dukuri negative që pothuajse të gjitha shoqëritë e zhvilluara mundohen t’i luftojnë.
Natyrisht se shkalla e lartë e korrupsionit krijon kushte të favorshme për aktivitete të paligjshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e shkallës së ekonomisë joformale në vend. Format e tilla të shfaqja të korrupsionit dhe shkalla e lartë e tij në vendin tonë, krijojnë një ambient të favorshëm për të lulëzuar ekonomia joformale. Prandaj lufta ndaj korrupsionit konsiderohet si një armë e fortë për luftimin e ekonomisë joformale në vend.
Kur mungojnë vlerësime të përafërta rreth përmasave të ekonomisë joformale në Kosovë, atëherë është vështirë të supozohen edhe humbjet që i shkaktohen buxhetit të shtetit nga mos pagesa e tatimeve dhe taksave. Nuk e dimë madhësinë e saj, sado që vlerësohet se pjesëmarrja e saj është po aq e madhe sa edhe e ekonomisë formale. Mungojnë analizat më detaje dhe treguesit për secilën veprimtari, llojin dhe sasinë e produkteve të përfshira, shërbimet joformale, çmimet dhe shumë elemente tjera. Natyrisht se bizneset që operojnë në sektorin e ekonomisë joformale ndikojnë në krijimin e një konkurrence jolojale në treg, për faktin se këto biznese kanë kosto me të ulët të shpenzimeve ne krahasim me bizneset që i paguajnë detyrimet ndaj shtetit. Po ashtu këto biznese konkurrojnë edhe me çmime më të ulëta, duke krijuar kështu një ambient jo të favorshëm për funksionimin normal të konkurrencës në treg. Edhe ato biznese që veprojnë në ekonominë formale mund të kenë tendenca për të iu shmangur taksave, në mënyrë që të sigurojnë një pozitë sa më të mirë në treg, duke supozuar në këtë mënyrë që shumica e bizneseve konkurrente i evitojnë taksat ndaj shtetit.
Nga ana makroekonomike, ekonomia joformale krijon kushtet për konkurrencë të padrejtë mes firmave. Firmat që operojnë në ekonominë e fshehtë nuk kanë rregulla ligjore dhe mund të vendosin çmime më konkurruese se firmat e regjistruara. Firmat në ekonominë e fshehtë po ashtu mund t’i shesin produktet dhe shërbimet e tyre me cilësi të dyshimtë, pasi qe pamundësojnë qasjen e institucioneve që janë përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së produkteve, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe shëndetin e qytetarëve. Natyrisht se ndërmarrjet që operojnë në ekonominë joformale ndeshën me barriera të shumta, siç janë: infrastruktura e dobët, mungesa e mjediseve të punës, tregjet fizike të zhvilluara dobët, mundësi më të pakta të tregut, qasje të kufizuar në teknologji etj. Këto pengesa janë shumë të ndërlidhura ndërmjet vete dhe krijojnë një rreth vicioz të varfërisë dhe riskut të lartë.
Ndërmarrja e studimeve të përbashkëta që përfshijnë studiuesit vendas, institucionet shtetërore që merren me çështjet fiskale e të punësimit, si dhe institucionet e njohura ndërkombëtare për ekspertizë në këtë fushë do të ishte edhe rruga më efektive për studime të plota dhe që ofrojnë rekomandime politike të zbatueshme për këtë problem dhe do të kishte ndikime pozitive në uljen e ekonomisë joformale.
Për të përfunduar, si rekomandime për uljen e nivelit të ekonomisë joformale do të mund të ishin:
Evidentimi dhe përfshirja në skemën e tatimeve të bizneseve që deri me tani nuk i nënshtrohen detyrimeve fiskale.
Ulja e taksave do të ishte një hap i rëndësishëm dhe do të ndikonte në uljen e ekonomisë joformale, prandaj ka vend për rregullime të sistemit të taksave duke i bërë më të thjeshta në përmbajtje, më logjike për qytetarët dhe më të zbatueshme në kushtet e ekonomisë së vendit. Vendosja e urave midis kontributeve dhe përfitimeve nga sistemi fiskal, shihet si rruga kryesore që nxit qytetarët e bizneset për të t’i orientuar drejt sektorit formal të ekonomisë.
Thjeshtësimi i rregullave shtetërore për licencimin, për tregun e punës dhe heqja barrierave burokratike do të kishin ndikim në uljen e ekonomisë joformale. Prandaj, ka mjaft raste kur duhet lehtësuar procedurat burokratike dhe të tepërta në dokumentacionin e licencimeve dhe dokumente tjera të nevojshme për funksionimin e një biznesi.
Forcimi pareshtur i institucioneve shtetërore dhe funksionimi i shtetit ligjor, rritja e besimit publik ndaj tyre, janë rrugët më të sigurta për një zgjerim të formalizimit të ekonomisë dhe zvogëlim konstant të sektorit joformal të saj. Ekonomia joformale është më e ulët në vendet ku institucionet shtetërore janë më të fuqishme dhe më efiçiente, si dhe dokumenteve tjera të domosdoshme për funksionimin normal të një biznesi.
Lufta ndaj korrupsionit, forcimi dhe konsolidimi i institucioneve të shtetit, si rritje e ndërgjegjes qytetare dhe e përgjegjshmërisë individuale, si dhe forcimi e modernizimi i administratës tatimore mbeten premisa që ky sektor të vijë duke u zvogëluar gradualisht. Vendet me më shumë korrupsion kanë ekonomi joformale më të lartë.
Bashkëpunimi me efikas ndërmjet institucioneve që janë te thirrura të luftojnë ekonominë joformale dhe punësimin joformal.
Ngitja e kapaciteteve njerëzore, si dhe rritja e numrit të inspektorëve tatimor në ATK dhe inspektorëve të punës në IP.
Vetëdijesimi i bizneseve lidhur me pasojat që ka ekonomia joformale në zhvillimin ekonomik të një vendi.
Rritja e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për domosdoshmërinë e formalizimit të ekonomisë dhe dëmet që rrjedhin nga informaliteti.
Ndryshe, qysh në fund të vitit 2009, Grupi punues për hartimin e Planit të veprimit për luftimin e ekonomisë joformale në Kosovë, kishte deklaruar se në fillim të vitit 2010, të gjitha institucionet e Kosovës do ta kenë prioritet luftimin e të gjitha formave të ekonomisë jo ligjore dhe krimit të organizuar, veprim ky që as pas dy vitesh nuk është vërejtur në praktikë. Andaj, shpresojmë që në të ardhmen, luftimi i ekonomisë joformale të jetë prioritet për institucionet e vendit.
(Autori është Master i shkencave ekonomike)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje