LAJMI I FUNDIT:

Pasi motori i aeroplanit u përfshi nga flaka, mendoi se nuk do t’i mbijetonte fluturimit – shpërthen në lot kur ribashkohet me burrin në aeroport (Video)

Pasi motori i aeroplanit u përfshi nga flaka, mendoi se nuk do t’i mbijetonte fluturimit – shpërthen në lot kur ribashkohet me burrin në aeroport (Video)

Një pasagjere e aeroplanit të aviokompanisë “Southwest Airlines” që po udhëtonte nga New York në Dallas, dhe që derisa po fluturonte pësoi defekt teknik që solli deri te shpërthimi i motorit, është ribashkuar me bashkëshortin të cilit i kishte dërguar mesazhin lamtumirës derisa ishte brenda aeroplanit në momentet kritike.

Gianna Baur mendoi se kurrë më nuk do ta takonte bashkëshortin, Chad Baur, pasi piloti i aeroplanit i kishte njoftuar se do të kthehen dhe se do të detyrohen të bëjnë ulje emergjente, transmeton Telegrafi.

Pas këtij njoftimi të pilotit, ajo menjëherë kishte filluar t’i shkruaj mesazh bashkëshorti, dhe madje kishte bërë një selfie me maskën e oksigjenit që e kishte vendosur në gojë.


“Në ato momente më kaploi paniku. Bashkudhëtarët e mi filluan të luten me zë, disa tjerë u telefonin të afërmve për t’ju dhënë lamtumirën e fundit”, ka shtuar Chad.

Për këtë grua pesë minutat e fundit brenda aeroplanit ishin më të tmerrshmit. Ajo kishte pranuar se në mesazhin e dërguar i kishte shkruar bashkëshortit: “të dua shumë”.

Por, pasi e kuptuan se arritën të aterrojnë shëndoshë e mirë, ajo nuk arriti t’i ndalë lotët e gëzimit, dhe pasi u ribashkua me bashkëshortin nuk dëshironte assesi ta lëshonte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori