Pas zjarrit në kooperativën bujqësore “Krusha”, drejtoresha Hoti: Meqë shpëtuan punëtorët s’dua ndihma
Javën e kaluar një incident ka ndërprerë punën e grave të Kooperativës Bujqësore “Krusha” në Rahovec. Një pjesë e fabrikës së tyre ishte kapluar nga zjarri. Përkundër kësaj, vullneti i tyre ishte i madh për të vazhduar prodhimin e produkteve të tyre, sa nuk pranuan as ndihma nga shumë qytetarë të Kosovës.
Për të diskutuar për këtë, punën e kooperativës, prodhimtarinë, sfidat, përkrahjen e institucioneve karshi tyre, viktimat e Krushës dhe të pagjeturit, për KosovaPress flet drejtoresha e Kooperativës bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti.
Hoti tregon në detaje incidentin dhe mënyrën si e ka kapluar zjarri fabrikën e tyre, teksa thotë se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.
“Gjatë kohës së zierjes së ajvarit ka dal një aksident, u dogj fabrika. Kur e kanë pa punëtorët veç tym e flakë, por fatbardhësisht momentet kur e kanë pa tymin qytetarët e Krushës e kanë fikur për pak orë. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Jemi në fluksin e prodhimit, në pjesën e përpunimit të ajvarit dhe pak me vështirësi e kemi marrë vetën. Motivi i grave ka qenë aq i fort sa pas shuarjes së zjarrit kanë filluar me punë… Jashtëzakonisht shumë na ka penguar, tash sa kemi qenë në atë fazën e përpunimit të ajvarit dhe na ka stagnuar. Ka qenë pak ma e keqe që konsumatorët që vijnë vite me radhë kanë pas mungesë të ajvarit dhe s’kemi pas mundësi me i furnizuar me ajvar”, thotë ajo.
Duke folur për refuzimin e ndihmave që iu kishin ofruar për të rindërtuar njërën pjesë të fabrikës, Hoti thotë se ndihma ma e madhe që ka marrë është shpëtimi i punëtoreve që ishin duke punuar në atë kohë.
“Në moment prej stresit dhe prej asaj kur e pash që gratë kanë shpëtuar dhe vetëm objekti është dëmtuar, kam thanë nuk dua ndihmë. Kam marrë vendimin që nuk dua ndihmë, pasi ndihma ma e madhe prej Zoti ka qenë që më kanë shpëtuar punëtoret. Po mandej të nesër e kam pa që edhe një pjesë e fabrikës që është djegur e ka pas vlerën e madhe. Boll qytetarët e Kosovës e kanë ndihmuar kooperativën, kanë ble produktet tona, kanë konsumuar dhe unë jam falënderues. Sa i përket dëmit që ka ndodhur ajo është më shumë obligim i Qeverisë së Kosovës sesa i qytetarëve”, thotë ajo.
Drejtoresha Hoti foli edhe për punën e Koperativës, stafin, eksportin e produkteve të tyre në vende të ndryshme evropiane dhe ndihmën e institucioneve karshi tyre.
“Shtetet jashtë Kosovës që merren me eksport e kemi kryesisht Zvicrën, Gjermanin, këtë vit kemi marrëveshje me Austrinë, Suedinë, Italinë por jemi në bisedime edhe me ShBA-të… Gratë e Krushës nuk janë kanë veç gra, por kanë qenë edhe burra që janë munduar prej hiçit me bërë diçka me mbajt familjen me mbijetuar. Me kalu dhimbjen, vuajtjen. Unë shumë herë e kam thanë që kjo Koperativë është themeluar me lot dhe gjak… Këtë vit kemi aplikuar në Ministrinë e Bujqësisë shpresoj që do të na përkrahin, kemi bërë zgjidhje edhe të objektit, por të ardhmen besoj që nuk do të na refuzojnë, besoj që do të na ndihmoj ministria edhe pse s’kemi aplikuar prej vitit 2005, kemi aplikuar në vitin në vitin 2008-2010 kemi marrë nga një mikrogram të vogël, shpresoj që ardhmen të na dalin në ndihmë pak më tepër”, deklaron drejtoresha Hoti.
Përveç punës së tyre, drejtoresha e Koperativës “Krusha”, shprehi dhimbjen që kanë për personat e pagjetur në Krushë dhe neglizhencës e shtetit në këtë drejtim.
“Në Krushë janë mbi 200 njerëz të vrarë dhe 64 të pagjetur. Jemi mbi 140 gra të veja të moshës së ndryshme dhe një numër i madh i fëmijëve pa prind. Ajo që më shumë na preokupon në këtë kohë është fati i personave të pagjetur. Veç kanë kaluar njëzet vite, neve familjarëve me plotë kuptim them që asgjë s’është bërë për ta, as për familjet e personave të pagjetur… Asgjë s’kanë bërë. Janë 20 vite që neve familjarëve na mungojnë personat e pagjetur, ndoshta nuk janë të prekur indirekt. Ne flejmë dhe qohemi që të marrim një lajm pavarësisht, ose një adresë që familjarët të kenë dijeni për varrin ose një informacion të saktë ku është varri i familjarit të vet. Unë e vlerësoj që njëzet vjet lufta nuk është bërë trysni ndaj Beogradit për gjetjen e personave të pagjetur. Me plot kuptimin e fjalës them që asgjë nuk është bërë… Unë kisha kërkua nga institucionet e Kosovës që mos të shkojn ë vet me përfaqësuar personat e pagjetur në dialog me Serbinë, por të marrin familjarin me veti se ku janë personat e pagjetur, të kërkohet kërkim falja dhe të kthehet dëmi që është bërë”, thotë Hoti./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?