LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Ramën, Nano: Nuk është çështje timoni, por destinacioni

Pas takimit me Ramën, Nano: Nuk është çështje timoni, por destinacioni

Pas takimit me Edi Ramën në vilën qeveritare në Durrës, Fatos Nano është kthyer sërish në vëmendjen mediatike, ndërsa e ka komentuar këtë takim i kontaktuar nga Balkanweb.

“Nuk është çështje timoni, por destinacioni”, është shprehur Nano duke iu referuar frazës së shumëpërdorur nga Rama kohët e fundit, për qeverisjen e vendit me një timon. Pa dhënë shumë komente, Nano ka përdorur sërish frazën e Ramës, kur ka pohuar se: “Nuk keni parë gjë akoma”.

Kreu i socialistëve Edi Rama ka gjetur kohë për një takim relativisht të gjatë me ish-kryetarin e PS, Fatos Nano.


Sipas burimeve të Balkanweb, Nano është parë të hyjë në vilën qeveritare në Durrës ku duket se ka qëndruar për më shumë se 2 orë me Edi Ramën. Më pas, Rama është kthyer në Tiranë, ndërsa Nano i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaci është drejtuar për në Golem.

Nuk dihet çfarë është diskutuar mes tyre, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Rama dhe Nano takohen të bisedojnë larg vëmendjes mediatike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori