LAJMI I FUNDIT:

Pas raketave të letrës, vjen skandali tjetër nga Koreja e Veriut: Punëtorët e bazës ku kryhen testet bërthamore luajnë volejboll (Video)

Pas raketave të letrës, vjen skandali tjetër nga Koreja e Veriut: Punëtorët e bazës ku kryhen testet bërthamore luajnë volejboll (Video)

Monitoruesit e veprimeve të Koresë së Veriut kanë vërejtur diçka të çuditshme në vendin ku kryhen teste bërthamore – punëtorët duke luajtur volejboll, shkruan AFP.

Grupi monitorues i njohur si “38 North” me seli në Uashington, ka bërë të ditur  gjatë të martës mbrëma se imazhet satelitore të shkrepura të dielën, tregojnë se në to shihen stafi i sigurisë dhe punëtorët tjerë duke luajtur volejboll në zonat ku kryhen testet e armëve të ndryshme bërthamore, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertit të çështjes së Koresë Veriore dhe njëherit analistit të këtij grupi monitorues, Joseph Bermudes, kjo tregon se centrali bërthamor mund të jetë në gjendje gatishmërie pasi brenda tij ka lëvizje të mëdha.


Megjithatë, ai beson se pamjet satelitore ku në ato shihen koreano-veriorët duke luajtur volejboll, mund të jenë një lojë e qëllimshme, pasi e dinë se dikush po i vëzhgon dhe se mund të raportojnë për këto lëvizje.

“Ata me këtë ose po na dërgojnë mesazh se kjo bazë është në gjendje gatishmërie, ose po mundohen të na mashtrojnë”, ka shtuar Bermudes.

Pungje-ri është një kompleks me tunele dhe infrastrukturë për testimin e armëve bërthamore i ndërtuar thellë në male në Korenë Veriore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori