LAJMI I FUNDIT:

Pas pesë javësh nxirret maçorri i gjallë nga gërmadhat

Pas pesë javësh nxirret maçorri i gjallë nga gërmadhat

Pesë javë pas shembjes së Arkivit historik të qytetit gjerman të Kölnit, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga gërmadhat maçorrin e gjallë për të cilin që nga dita e fatkeqësisë e kanë kërkuar pronarët e tij.

Maçorri me emrin Felix është gjetur në gjendje të dobësuar, por i shëndoshë dhe pa lëndime.

Felix jetonte në njërën nga shtëpitë të cilat më 3 mars të këtij viti janë shembur së bashku me Arkivin historik të Kölnit.