LAJMI I FUNDIT:

Pas ndeshjes me Anglinë, Berat Gjimshiti kishte një debat me TKZ-në, habitet nga kërkesat e tyre

Pas ndeshjes me Anglinë, Berat Gjimshiti kishte një debat me TKZ-në, habitet nga kërkesat e tyre

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se pas ndeshjes ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”, disa anëtarë të grupimit “Tifozat KuqeZi” i janë drejtuar kapitenit të kombëtares, Berat Gjimshiti, duke u ankuar për situatën e krijuar.

Ata e akuzojnë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) se i ka lënë pa bileta për përballjen me Andorrën në “Arenën Kombëtare”.

Tifozët, të cilët prej 21 vitesh kanë mbështetur Kombëtaren, dëgjohen t’i kërkojnë Gjimshitit që të ndërhyjë për të ndryshuar vendimin e FSHF-së.


Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë
Lexo po ashtu Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Mbrojtësi kuqezi i pyet nëse ky problem është shfaqur vetëm për ndeshjet jashtë Shqipërisë apo edhe për ato që zhvillohen në Tiranë.

Tifozët i përgjigjen se pas sfidës me Anglinë nuk kanë më mundësi të rezervojnë bileta për grupin TKZ.

Nuk ishin të frikësuar ndaj Anglisë, Gjimshiti tregon se çfarë nuk shkoi në Wembley
Lexo po ashtu Nuk ishin të frikësuar ndaj Anglisë, Gjimshiti tregon se çfarë nuk shkoi në Wembley

Në fund të bisedës, Gjimshiti u premton se do të diskutojë këtë çështje me Federatën.

Kujtojmë se “Tifozat KuqeZi” pretendojnë se u është mohuar e drejta për bileta si pasojë e qëndrimit të tyre kundër zhvillimit të Kampionatit Europian U-21 në Shqipëri, ku do të marrë pjesë edhe Serbia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

La Liga
Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Bundesliga
Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

Premier League
Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Serie A
Kalo në kategori