Tensionet e ngritura ditëve të fundit lidhur me fillimin e punimeve për vendosjen e një kryqi të lartë mbi 50 metra në komunën e Butelit në Shkup, të banuar me popullatë të përzier etnike, bëhen për qëllime politike, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndëretnike, duke komentuar përplasjet ndërmjet dy partive në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, dhe VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, njofton REL.
Pas vendosjes së një postamenti me simbolin e shqiponjës, dy javë më parë, nga komuna e Çairit që drejtohet nga BDI-ja, VMRO-ja e ish-kryeministrit Gruevksi, është përgjigjur me nisjen e punimeve për vendosjen e një kryqi disa qindra metra më larg, në komunën e Butelit.
Veprime të tilla, thotë Mirjana Malevska, njohëse e çështjeve ndëretnike, ka pasur edhe më parë nga dy partitë, andaj edhe kësaj radhe, sipas saj, bëhet fjalë për veprim të orkestruar mirë.
“Lufta e simboleve e ka atë prapavijën se territoret, apo komunat se cila kujt komuniteti i takon. Pra, përmban elementin e ndarjeve, që nuk është aspak mirë për një shoqëri siç është Maqedonia. Dhe, gjithmonë diçka e tillë theksohet në periudha gjatë zgjedhjeve. Ne duam që më shumë të shohim simbole që bashkojnë komunitetet dhe jo elemente ndarëse, pasi kjo është e rrezikshme për të ardhmen e vendit”.
“Por, fatkeqësisht kështu nuk mendojnë edhe partitë politike, në veçanti këto që tani janë në pushtet. Ato me çdo kusht duan të ruajnë pushtetit dhe për arritjen e këtij qëllim mendojnë se mund të përdorin të gjitha mjetet e mundshme“, thotë Mirjana Malevska, ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Edhe Milaim Fejziu, njohës i çështjeve ndëretnike dhe ish-kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se gjithçka që bëhet nga partitë në pushtet, ka për qëllim fitimin e pikëve politike.
“Zakonisht, këto ngjarje inskenohen në momentet kur afrohen zgjedhjet, qofshin ato parlamentare apo lokale, duke menduar se me projekte të tilla do të mund të fitojnë vota nga komuniteti që i takojnë. Por, mendoj se lojërat e tyre tashmë i ka kuptuar edhe populli shqiptar, edhe populli maqedonas”, thotë Fejziu.
Mirjana Malevska, nga ana tjetër, thotë se partitë duhet të heqin dorën nga loja e tyre me ndjenjat etnike të qytetarëve. Ajo vlerëson se kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen nga shumë çështje tjera që janë ngritur e që kërkojnë zgjidhje.
“Këto janë temat e sundimit të mirë të së drejtës në vend, tema nëse është ose jo pushteti i korruptuar, pastaj çështjet që kanë të bëjnë me punën e Prokurorisë Speciale për hetimet që kanë nisur ndaj zyrtarëve”.
“Pra, kemi shumë çështje tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me demokracinë, të drejtat e njeriut, sesa temat e simboleve kombëtare dhe fetare, që, siç thashë edhe më lart, nxiten për qëllime politike edhe atë gjithmonë në prag të zgjedhjeve“, vlerëson Malevska.
I të njëjtit mendim është edhe Milaim Fejziu. Ai thotë se qytetarët kanë nevojë në radhë të parë për përmirësimin e jetës së tyre. Simbolet kombëtare, thotë ai, janë të rëndësishme, por para së gjithash duhet krijuar kushte për mirëqenien e qytetarëve.
“Popujt e Maqedonisë nuk kanë nevojë për kryqe, por edhe për shqiponjën. Aktualisht, ata kanë nevojë për punësime, ata kanë nevojë për një jetë më të mirë, ata kanë nevojë për një standard më të lartë jetësor. Këto çështje fare nuk merren parasysh, por gjithmonë shkohet në zgjidhje tjera. Ne, vërtet na gëzon të shohim shqiponjën, por prapa saj gjithmonë vazhdon avazi i vjetër, apo fshihen qëllime tjera“, thekson Fejziu.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se është duke vazhduar hetimet për incidentin e një dite më parë kur persona të panjohur kishin sulmuar Todor Petrovin, kryetarin e Kongresit Botëror Maqedonas që kishte iniciuar projektin e vendosjes së kryqit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025