LAJMI I FUNDIT:

Partizani e Shkëndija pas Zhdrellës

Partizani e Shkëndija pas Zhdrellës

Sikurse në të kaluarën, edhe tani shumë skuadra iu kanë vënë pas Mentor Zhdrellës, me të cilin duan të përforcohen qysh në afatin kalimtar të janarit. Përveç skuadrave kosovare, futbollisti i njohur po kërkohet edhe nga klubet e Shqipërisë dhe ato të Maqedonisë. Madje, dy prej tyre tashmë i kanë nis seriozisht përpjekjet për t’i siguruar shërbimet e kapitenit të Hysit.

Fjala është për Partizanin e Tiranës dhe Shkëndijën e Tetovës. Këto dy klube i kanë nisur bisedimet me Hysin dhe vet futbollistin, për shërbimet e të cilit kanë nevojë të madhe. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti më i mirë i shpallur tri herë në Kosovë. “Presidenti i Partizanit ka ardhur në Kosovë ku ka folur me kryetarin e Hysit, Hysen Sadiku. Partizani më ka kërkuar në formë huazimi”, deklaroi për Arenën Zhdrella.

“Ndërsa, edhe zyrtarët e Shkëndijës kanë ardhur në Kosovë, me të cilët jam takuar dhe kemi biseduar”, shtoi Zhdrella. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që t’i bashkohet ndonjërës prej këtyre dy skuadrave, nëse pajtohet klubi i tij aktual, Hysi, me të cilin Zhdrella ka kontratë.

“Varët nga klubi a më liron apo jo. Unë ua kam bërë me dije se nuk lëvizi pa pëlqimin e Hysit. Kam kontratë me Hysin dhe dua ta respektoj, andaj mund të lëvizi vetëm nëse pajtohet Hysi”, përfundoi Zhdrella, i cili qe shumë vite kërkohet nga shumë skuadra kosovare e të huaja, por assesi nuk lëvizur nga Merdara. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori