LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike të përçara për Thaçin kryenegociator

Partitë politike të përçara për Thaçin kryenegociator

Ndonëse të hënën pritet të shkojë në Kuvend platforma për dialogun me Serbinë, e miratuar tashmë nga Qeveria, po vazhdon të mos mbështetet nga disa prej subjekteve politike.

Përpos që po konsiderohet e mangët, disa prej partive nuk po e pranojnë as faktin që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të jetë kryenegociator i dialogut nga pala kosovare.

Ani pse sipas platformës në fjalë Thaçi është ai i cili do ta drejtojë këtë proces, partitë të cilat po e kundërshtojnë një gjë të tillë po shpresojnë se kjo pikë mund të hiqet pas ndryshimeve që mund të bëhen në draftin aktual.


Pos Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) e Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilat nga këndi opozitar nuk po e pranojnë faktin që kreu i shtetit të jetë kryenegociator, edhe Nisma Socialdemokrate nga pozita nuk po rresht së kundërshtuari një gjë të tillë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, monitoruesit e punës së Kuvendit kanë konsideruar se miratimi i një platforme për fazën finale të dialogut është tejet e rëndësishme për Kosovën, porse versioni i tanishëm duhet të plotësohet nga deputetët pasi është mjaft i varfër.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori