Ndonëse është bërë një betejë e ashpër që të hapen listat zgjedhore, partitë politike në Kosovë ende kanë dilema nëse do të duhet të kthehet modeli i vjetër: mbyllja e listave zgjedhore.
Partitë më të mëdha në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike të Kosovës (PDK), mendojnë se hapja e listave zgjedhore e ka mundësuar që në Kuvendin e Kosovës të këtë deputetë të dobët dhe joaktiv.
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka theksuar se ata janë për një reformë zgjedhore.
Ai ka thënë për Telegrafin se ende nuk është diskutuar çështja e mbylljes së listave zgjedhore porse, sipas tij, kjo çështje vendoset nga një sërë faktorësh.
“Ajo që mund të them është se mbyllja e listave nuk e ka vetëm anën negative. Ne shohim tash se çfarë deputetë i kanë prodhuar listat e mbyllura. Në Kuvend kemi njerëz të cilët nuk kanë kurrfarë kontributi dhe angazhimi për partinë”, ka theksuar Musmurati.
Sipas tij, ajo çka mund t’i bënte partitë politike ta mendonin se a duhet të mbyllen ose jo listat, është ajo se nuk do t’i bënin dembelë kandidatët për deputetë që angazhoheshin për të grumbulluar vota.
“Në garën e madhe politike që zhvillohet, partitë i bëjnë edhe këto matematika”, ka shtuar ai.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja vazhdimisht e ka mbështetur idenë e një reforme zgjedhore porse, sipas tij, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Ai ka theksuar për Telegrafin se hapja e listave ka bërë që të kemi një Kuvend me një nivel aspak të kënaqshëm, duke shtuar se ndoshta jashtë kanë mbetur njerëz të përkushtuar të partisë.
“Dikush thotë se me hapjen e listave janë votuar njerëzit nga qytetarët, por në këtë mënyrë janë anashkaluar organet e partisë. Nuk besoj se do të kishte ndonjë dëm mbyllja e listave zgjedhore”, ka shtuar Haziri.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, ka thënë se ndonëse kanë kaluar më shumë se pesë vite nga formimi i komisioneve për reformë zgjedhore, deri më tani, sipas saj, amendamentet e Komisionit që pati punuar në këtë drejtim, nuk kanë kaluar në Kuvend për shkak të pazareve në mes PDK-së dhe LDK-së.
Ajo ka thënë për Telegrafin se për secilën çështje ata kanë dërguar propozimet e tyre, ndërsa shprehet se është dëshmuar se ky proces ka qenë vazhdimësi e qeverisjes së Thaçit dhe zgjedhjes së presidentes së zarfit.
“Sa i përket listave, ne mbetemi për lista të hapura. Tendenca për të mbyllur listat është tendencë për të mbajtur nën kontroll deputetët dhe për t’i bërë servilë karshi liderit. Këtë po e synon Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, por që ne do ta kundërshtojmë fuqishëm”, ka shtuar Haxhiu.
Ndryshe, listat e hapura janë lista të cilat mundësojnë që elektorati t’i zgjedh bartësit e funksioneve politikë në një vend. Me listat e hapura votuesit jo vetëm që zgjedhin partinë, por zgjedhin edhe kandidatët konkretë nga lista e partisë, për të cilët mendojnë se meritojnë të jenë të zgjedhur. Ndërsa, listat e mbyllura nënkuptojnë që deputetët e subjektit politik do të përcaktohen nga organet e partisë, pa u lënë mundësinë elektoratit të votojnë për emrat e kandidatëve për deputet, por votën e tyre mund ta bëjnë vetëm për partinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Kryeaprlamentari Gashi pret në takim ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë Secuko Kavahara

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa