Partitë politike në Kosovë
Partitë politike në Kosovë përveç se në emra diçka tjetër nuk i dallon. Të gjitha për synim e kanë ardhjen në pushtet në mënyrë që të jenë më afër parasë dhe për të pasur më të lehtë mundësinë e keqpërdorimit. Të paktën kështu ishte deri me sot. Ato nuk kanë demokraci të brendshme së pari, e lëre më të jenë demokratike dhe të shihen të tilla nga opinioni i gjerë. Brenda vetë subjektit janë dy apo më shumë fraksione, gjë që i bën jotransparente dhe mosbesuese. Kjo është vetëm njëra nga arsyet që qytetarët nuk e gjejnë mundin të dalin në votime, sepse i kishin kuptuar shumë mirë qëllimet dhe interesat e tyre. Pra, mbi 60 % e votuesve i bojkotuan zgjedhjet e fundit dhe ato paraprake, edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i frynte shifrat e pjesëmarrjes.
Demokracia e brendshme e partive në perëndim është shumë aktive dhe përmbajtjesore. Në shtetet me demokraci të zhvilluar partitë krijojnë fondacionet e tyre partiake, të cilat merren me organizime të shumta qytetare e kulturore siç janë: seminaret për edukimin e anëtarësisë, ku trajtohen tema të ndryshme të zhvillimeve demokratike, shoqërore, sociale e ekonomike. Ndërsa, në Kosovë, jo që nuk ka aktivitete të tilla nga ana e partive politike, por mbase ndodh e kundërta. Me ndasitë që kanë për interesa të caktuara personale e grupore, politikanët pengojnë organizimet e mirëfillta. Në partitë politike të perëndimit marrin pjesë dhe janë shumë aktivë intelektualë me kualifikime të larta profesionale dhe që kanë përvojë në lëmi të ndryshme, si dhe njerëz të tjerë nga fushat e bujqësisë dhe në përgjithësi prodhuesit, e deri te ai fshatari që mban bagëti. Pra, bëhen bashkë profesorë, mjekë e studentë të fushave të ndryshme, akademikë, punëtor krahu etj. Prandaj një përfshirje e tillë në një fushë apo projekt të caktuar, gjithsesi do të rezultojë me sukses.
Ndërsa, partitë këtu në Kosovë fatkeqësisht nuk merren me këso lloj organizimesh. Partitë politike në vendin tonë duken të kenë dallime vetëm gjatë fushatave të tyre parazgjedhore, atëherë kur para elektoratit qoftë në tubimet e tyre që kushtojnë shumë, qoftë në spotet televizive që po ashtu kushtojnë, sulmojnë njëri-tjetrin, dhe pastaj, pas përfundimit të fushatave, i ndërtojnë së bashku koalicionet e tyre të korrupsionit. Ti marrim përgjithësisht disa shembuj që tregojnë se partitë kryesore nuk dallojnë fare. Në negociatat e Vjenës ishin bashkë pozita dhe opozita, ku ishin bërë lëshime të mëdha, duke gënjyer se po i bënin për hir të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Këta bashkërisht pranuan decentralizimin që shkakton ndarjen e vendit dhe krijimin e entitetit serb brenda territorit të Kosovës. Po ashtu këta u pajtuan edhe me statusin eksterritorial të kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, që shkakton delegjitimimin e shqiptarëve si popull autokton. Këta ishin ata që së bashku pranuan Planin e Ahtisaarit, ata që paraprakisht ishin pajtuar me Serbinë për kompromise. Po këta pranuan që të shpallej pavarësia, pa pasur mundësinë e kontrollimit dhe shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës. Këta pranuan simbole të cilat bien në kundërshtim me kërkesat e shqiptarëve që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari. Pranuan privatizimin që ekonomikisht na dobëson. Keqpërdorën paranë publike për tu pasuruar për vete në këtë varfëri të madhe të popullit.
Prandaj të gjitha këto projekte të dëmshme gjithsesi u pranuan nga opozita e kaluar që i bie të jetë pozita e sotme, ose nga pozita e atëhershme që sot pretendon të jetë opozita e mirëfilltë. E pra, është gabim të mendohet se lëshimet dhe keqpërdorimet që bën Qeveria në dëm të vendit dhe qytetarëve, e që nuk janë të pakta, mund t’i demaskojë opozita e sotme. Këta politikanë dhe këto parti momentale politike, prioritet të vetëm dhe kryesor e kanë ardhjen në pushtet. Ndërsa “armiqësia” mes pozitës dhe opozitës, konkretisht mes PDK-së e AAK-së, nuk është gjë tjetër veçse zhvendosje e vëmendjes së qytetarëve nga problemet e shumta që kemi në aspektin ekonomik dhe socialë, largim vëmendje nga gjendja në veri dhe nga bisedimet që së shpejti pritet të fillojnë në mes Prishtinës dhe Beogradit. Duke u nisur nga përvoja jonë e hidhur me këta politikanë gjatë negociatave të kaluara të Vjenës, ka vend për tu shqetësuar shumë sidomos për këto bisedimet që do të ndodhin. Vetëm se populli këtë nuk do ta pranojë kurrë. Sepse më nuk po besojnë në mashtrimet e tyre. Vullneti për tu organizuar dhe për të luftuar për të drejtat dhe vendin tonë po rritet çdo ditë. Qytetarët janë për ndryshime dhe të gatshëm tu rezistojnë të gjitha partive të deritanishme për të kërkuar diçka të re. Natyrisht më ndryshe. Thelbësisht ndryshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës