Partitë e vogla dhe ato të mëdha
Në vendin tonë edhe Matematika është bërë problem politik. Ajo po ua zë rrugën shumë partive politike. Disa kanë problem me numrat e saj të vegjël, të tjerat me numrat e saj të mëdhenj. Disave po u pengon numri 5 që të gjejnë strehë diku nën çatinë e pushtetit, e disave 61-shi u bëhet shkak të ikin nga pushteti, e për të shpresuar në një rikthim të mundshëm. Është bërë modë që partitë në kacafytje me pesëshin të quhen parti të vogla. Të tjerat që s’kanë problem me pesëshin, por me 61-shin, quhen të mëdha. Parti të mëdha vetëm në numër. Të mëdha se jo mahi. Të mëdha sa nuk i zënë dot as institucionet shtetërore, saqë këmbët i kanë brenda tyre e kokën diku jashtë, varësisht se sa të gjatë e kanë qafën.
Me faktin se ne kemi “individ të shquar, por jo edhe “një popull intelektual aktiv” (J.S. Mill), krekosja me epitete si “i madh” apo nënçmimi i tjetrit si “i vogël” është gjë e shëmtuar. E shëmtuar për faktin se, si pasojë e paaftësisë dhe papjekurisë sonë politike kolektive për të zgjedhur, mashtrimi përtypet dhe ia zë vendin më lehtë ofertës.
Andaj, nëse dikush e konverton masën matematikore elektorale në atë kualitative të qeverisjes së tyre, gabon rëndë. Ata duhet ta dinë se numrat iu shërbejnë vetëm t’i afrohen pushtetit, ose edhe ta marrin atë, e nuk tregojnë domosdo edhe cilësinë e tyre qeverisëse. Se, ajo, cilësia politike e një pushteti matet me rezultate politike, për të cilat Kosova dhe në përgjithësi shqiptarët lëngojnë. Historia njeh raste kur shumica ka marrë vendime katastrofike, pa çka se pakicës së injoruar historia i ka dhënë të drejtë.
Andaj, fakti që e ke shumicën në demokraci nuk do to thotë assesi se edhe ke të drejtë absolute, ashtu siç thirren përfaqësues të partive “të mëdha”. Për më keq, “Siguria absolute mbi të vërtetën e bën lirinë absurde dhe të rrezikshme (Ch. Delson).
Shumica numerike, që në demokraci e ka të drejtën e qeverisjes, nuk guxon kurrë ta injorojë pakicën numerike vetëm e vetëm se pakica, për çështje matematikore s’e ka të drejtën e qeverisjes. Sepse, në këtë rast do të krijohej “tirania e shumicës” (Platoni, Aristoreli dhe Milli). Megjithëse, kjo çfarë te ne ndodhë më shumë i ngjanë një “tiranie të fshehtë, si pasojë e përbuzjes për ata që nuk kanë pikëpamje të njëjtë me shumicën” (A. Tocqueville). Sa për ilustrim, ndiqni deklarimin e një ministri të Qeverisë sonë dhënë një gazete serbe kur thotë: “ideja mbi Shqipërinë “natyrore” dhe bashkimi me territoret në të cilat jetojnë shqiptarët nuk është reale, vetëm se bëhet fjalë për iluzionin, të cilin e promovojnë disa parti të vogla politike”. Ky deklarim i tij nuk përfaqëson një qëndrim të tij të bazuar mbi ndonjë argument. Përkundrazi, është një antiqëndrim përkundrejt qëndrimit të partive të vogla. Sipas tij, ideja e bashkimit nuk është “reale” pasi atë e promovojnë partitë numerikisht të vogla, edhe pse ideali i bashkimit të kombit është në shpirtin dhe mendjen e shumicës absolute të shqiptarëve.
Nga ana tjetër, vetëkënaqësia e partive numerikisht të vogla dhe të shumta në numër, atyre joparlamentare, ashtu siç dëgjohet, se gjoja aty dhe vetëm aty gjenden të gjitha virtytet e nevojshme politike, patriotike dhe morale (anipse të gjitha këto nuk mungojnë në to), arsye këto për shkak të të cilave, sipas tyre, ato nuk vlerësohen nga elektorati ynë, nuk duket se po i kontribuon konsolidimit të një, të themi opozite të fuqishme joparlamentare. Krerëve të tyre u mungon vullneti për ta lëshuar nga dora “pishtarin” e të qenit një kryetar partie. Si të tilla, edhe nëse Matematika aktualisht në dorën e partive të “mëdha” u lëshon pak pe, nuk besoj që veç e veç ofrojnë ndonjë alternativë. E bashkimi i tyre po.
Duke pasur parasysh raportet e ndërsjella të deformuara ndërmjet “pakicës” dhe “shumicës” në Kosovë si dhe Shqipëri, si dhe sjelljen e tyre karshi mundësive që u ofron demokracia, duhet ditur se demokracia gjatë rritës dhe zhvillimit të saj shumë lehtë mund të devijojë, rrëshqasë dhe deformohet si (R. Aron):
– Oligarki, nga qeverisja e një kaste;
– Demagogji, nga papërgjegjshmëria popullore dhe ambicia e shfrenuar e udhëheqësve;
– Anarki, nga kaosi që rrjedh nga pluralizmi i shfrenuar
– Tirani, nga thirrja për një udhëheqës shpëtimtar që do t’i jepte fund kaosit;
Përkatësia jonë europiane nuk do ta lejojë demokracinë të ne që të bie fund e krye në ndonjërën prej këtyre deformimeve të saj. Secila prej këtyre deformimeve në formë nuancash të fuqishme tanimë është e pranishme. Po të ilustrohet me nga një shembull, mund të duket kësisoj: koalicionet për interesa personale e jo partiake – deformimit të parë; dalja nga partitë kur nuk zgjidhen nëpër poste të larta – të dytës; numri i madh i partive vetëm se e lejon ligji – të tretës; thirrjet e tipit, “pa qeverisur ky, apo ai”, nuk ka shpëtim – të katërtës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës