Partia Demokratike e Kosovës, përvjetori i themelimit dhe sfidat e saj
Një gjë është e sigurt, Partia Demokratike e Kosovës përvjetorin e saj të trembëdhjetë do ta kremtojë dukshëm më e zvogëluar dhe më e zvetënuar se sa që është sot…
Sot, Partia Demokratike e Kosovës kremton 12-vjetorin e themelimit të saj, anëtarësia e së cilës më shumë preferon ta quaj “krahu i luftës” se sa Partia Demokratike e Kosovës. Në kujtesën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, kjo parti politike më shumë njihet si parti e cila ka krijuar probleme deri në nivele misterioze, se sa një parti në kuadër të së cilës prodhohen vlera për një shoqëri të avancuar e demokratike, çfarë e meriton qytetari i Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës përvjetorin e saj të dymbëdhjetë po e kremton me probleme të mëdha në strukturat e saj organizative, pastaj me probleme dhe afera të mëdha në qeverisjen e Kosovës, meqë është parti që udhëheqë me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Aferat e mëdha korruptive në katër vitet e fundit e kanë rikonfirmuar se kjo parti qeverisë me standarde të dyfishta edhe brendapërbrenda strukturave të saj, prandaj këtë parti e presin sfida të mëdha dhe të paparashikueshme deri te ndarja e saj.
Partia Demokratike e Kosovës nuk erdhi në pushtet për shkak të vlerave të saj të avancuara që ishin të instaluara në këtë parti, por për shkak të ndarjes së rivales së saj më serioze Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetor të vitit 2006.
Sfidat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kryetarit të saj autokrat Hashim Thaçi tashmë janë të shumta dhe me gjasë të pamenaxhueshme. Ka të ngjarë që të gjitha këto probleme të krijuara në këtë parti, kanë të bëjnë kryesisht me jokorrektësi totale në ndarjen e pushtetit dhe pikërisht për këtë menaxhimi i PDK-së po bëhet përditë e më i vështirë.
Përvjetori i dymbëdhjetë i themelimit, PDK-në po e gjen edhe pa praninë e njërit nga figurat kyçe të kësaj partie dhe njërit nga themeluesit e saj, Fatmir Limaj, ndërsa mungesa dhe pakënaqësitë e tij me lidershipin politik të PDK-së sigurisht që do të shkaktojë çarje të domosdoshme me vet faktin se tashmë përkrahës i tij i pakontestueshëm është edhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Jakup Krasniqi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës, por edhe shumë anëtarë dhe aderues të PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës po e shënon përvjetorin e dymbëdhjetë të saj edhe me shumë afera korruptive nga të cilat do të jetë vështirë të dilet, meqë kjo parti në vend të dinjitetit dhe profesionalizmit në qeverisje zgjodhi diletantizmin dhe korrupsionin, i cili në të gjitha institucionet ka lëshuar rrënjë në përmasat më shqetësuese jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për vet BE-në.
Partia Demokratike e Kosovës po e humb jo vetëm besimin e saj si parti, por edhe besimin te qytetarët e Kosovës se kjo parti ka resurse kredibile njerëzore që Kosovën ta qeverisë me dinjitet.
Veç kësaj PDK dhe lidershipi i saj e ka humbur si asnjëherë më parë besimin edhe në raport me partitë tjera politike në Kosovë. Na kujtohen të gjithëve lojërat dhe prapaskenat e saj që ia krijonte LDK-së edhe në kohën kur ishin në koalicion qeverisës dhe pikërisht për këtë, sot asnjë parti politike që pretendon të jetë serioze në Kosovë nuk do të hynte për të bashkëqeverisur me këtë parti, përveç me akëcilat parti që për prioritet kanë “baushtellin” dhe tregun e zi, në vend të qeverisjes moderne dhe korrekte që Kosova dhe populli i saj e meriton si asnjëherë më parë.
Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës do të qeverisë edhe kështu siç është me defekte të mëdha, derisa elektoratin e Kosovës nuk do ta bindë ndonjë parti tjetër në Kosovë se Kosovën do të mund ta qeveriste me kuadro kredibile dhe me duar të pastra.
Një gjë është e sigurt, Partia Demokratike e Kosovës përvjetorin e saj të trembëdhjetë do të kremtojë dukshëm më e zvogëluar dhe më e zvetënuar se sa që është sot…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Donika Gërvalla voton në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476931395_10226257393398204_1310830413979584576_n-1-780x439.jpg)
Donika Gërvalla voton në Gjermani
![Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/18a94e73-7075-40aa-9007-38462a15520b-780x439.jpg)
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën
![Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti