LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti përkujton viktimat e komunizmit

Parlamenti përkujton viktimat e komunizmit

Parlamenti shqiptar zhvilloi të enjten një sesion homazh në përkujtim të viktimave të komunizmit në Ditën e Kujtesës, në përvjetorin të 60-të të pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve të akuzuar nga regjimi komunist për të ashtuquajturën ngjarja në ambasadën e atëhershme sovjetike.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nderoi viktimat e komunizmit dhe kërkoi mbajtjen e një minute heshtje në kujtim të tyre. Topalli tha se “Dita e Kujtesës” është thirrje për të dënuar dhunën e diktaturës, dhunën kudo dhe kurdo dhe ata që nxisin dhunën dhe urrejtjen.

Topalli theksoi gjithashtu se “ndoshta një pjesë e vogël e së djeshmes është ricikluar pa u filtruar kulturarisht dhe shpirtërisht”. “Kjo pjesë e së djeshmes vazhdon të godasë sistemin me dhunë me të njëjtat metoda të egra të bllokut të së djeshmes”, tha Topalli.

Në sesionin homazh folën edhe familjarë të viktimave të cilët theksuan egërsinë e pashoqe të diktaturës komuniste dhe vuajtjet që i shkaktoi popullit shqiptar, duke sulmuar në veçanti familjet e mëdha dhe me traditë të vendit. /Telegrafi/