LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Fushat jostabile që kanë përfshi vendin edhe sot do të sjellin rrebesh shiu me bubullima, që vende-vende edhe zhvillohen si stuhi me erë, e lokalisht edhe me breshër. 

Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu.

Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime.


Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Megjithëse do të ketë edhe vransira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

28 korrik – mbetet nxehtë, me diell e vransira.  Orëve të pasdites priten zhvillime të stuhive me shi, erë, lokalisht edhe breshër.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

29 korrik – kryesisht me diell e më nxehtë.

30 korrik – shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

31 korrik – jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.

01 gusht- pjesërisht vranët, me intervale më të  gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën  zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori