Presidenti Donald Trump, njoftoi të premten se sekretari i Punës Alexander Acosta, kishte paraqitur dorëheqjen dhe se do të zëvendësohet përkohësisht nga zëvendës sekretari i Punës Patrick Pizzella.
Zoti Trump e njoftoi lajmin me zotin Acosta në krah të tij. Ky i fundit tha se u largua pasi mendonte se kishte krijuar shpërqendrim tek administrata për shkak të debatit që ka nxitur mënyra se si ai kishte trajtuar rastin e abuzimeve seksuale të financierit miliader Jeffrey Epstein, kur ishte prokuror i Floridas, rreth një dekadë më parë. Nga ana e tij presidenti tha se Aleksandër Acosta kishte bërë një punë shumë të mirë.
Dorëheqja e sekretarit të Punës vjen dy ditë pas një konference për shtyp të tij ku ai i doli në mbrojtje marrëveshjejes për pranim faji të vitit 2008 me miliarderin Jeffrey Epstein.Roli i zotit Acosta në këtë çështje u vu në shënjestër pas një hetimi të kryer nga gazeta “Miami Herald”. Këtë javë prokurorët federalë të Nju Jorkut paraqitën akuza të reja për trafikimin e vajzave për qëllime seksuale kundër miliarderit.
Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, sekretari i Punës refuzoi të tërhiqej.
Marrëveshja për pranimin e fajësisë e arritur në vitin 2008 në Florida, kohë kur zoti Acosta shërbente si Prokuror i Përgjithshëm i dha mundësi zotit Epstein të kryente vetëm 13 muaj burg me të drejtën për të marrë leje gjatë ditës. Sipas marrëveshjes, ai duhej të regjistrohej si person që kishte kryer krime seksuale. Në një vendim të marrë më parë gjatë këtij viti një gjyqtar federal vendosi kundër kësaj marrëveshjeje.
Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut akuzoi zotin Epstein se kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave 14 vjeç dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale. /Voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri