Parapsikologjia – njohuri e re në ekspansion
(“Askush nuk ka të drejtë ta mohoj një shkencë të cilën nuk e njeh”)
Edhe pse konstituimi i psikologjisë si shkencë, i takon etapës së vonshme, ajo për një kohë shumë të shkurtë kishte arritur një reputacion të pakontestueshëm në opinionin e gjerë. Përveç lëndës dhe metodës studimore, që kryekëput mbështetet në parime të përcaktuara empirike, me kohë psikologjia si shkencë në vete, përveç lëndës së saj konkrete studimore, filloj të ballafaqohet edhe me dukuri të shumta të shfaqjeve paranormale. Meqë ishte e ngushtuar nga principet e veta rigoroze mbi të cilat ndërtohej, marrja me këto dukuri u mohua në tërësi, duke i shpallur këto tendenca si sharlatanizëm. Kështu, hulumtimi i këtyre fenomeneve paranormale, iu mbeti në duart e disa entuziastëve, të cilët, gradualisht, kërkimet e veta nga kjo lëmi i lartësuan në nivelin e njohurisë së re paralele të quajtur PARAPSIKILOGJI.
Nocioni parapsikologji, buron nga togfjalëshi “para” – që në gjuhën latine do të thotë jashtë, dhe “psikologji” – njohuri që merret me studimin e psikes njerëzore. Pra, diçka që në njëfarë dore mund të jetë doktrinë në vete, por jashtë suazave të përcaktuara dhe të njohura zyrtarisht të psikologjisë. Edhe pse kjo lëmi u braktis nga shkenca, shumë hulumtues me nam, duke rrezikuar reputacionin e tyre akademik, gradualisht filluan t’i ndërtojnë themelet e para të një lëmi të ri kërkimor, i cili, kohën e fundit, me një ekspansion të pa parë, ka filluar seriozisht t’ju bëjë konkurrencë disiplinave tjera ekzistuese shkencore, e në rend të parë psikologjisë dhe psikiatrisë.
Historiku retrospektiv i zhvillimit të parapsikologjisë është i gjatë, andaj, pa hyrë fare në kronologjinë e fillit dhe zënies së saj, përmes këtij artikulli, deshëm vetëm t’ju prezantojmë gjerësinë e fushave kërkimore, me të cilat ndërtohet trungu i saj struktural.
Sikurse edhe shumë shkencat tjera në konstituim e sipër, edhe parapsikologjia po ballafaqohet me çështjet terminologjike të emërtimit të saj. Kjo ndodhë ngaqë ende pa u definuar zyrtarisht në qarqet e ndryshme akademike, përveç termit parapsikologji, mund të hasim në emërtimet e ndryshme sikurse janë: “psikotronika”, “metapsikologjia”, “psikoenergjetika”, etj. Pa dashur të polemizojmë me përshtatshmërinë e këtyre emërtimeve, ne do ta përvetësojmë termin “parapsikologji”, i cili tashmë është më i shpeshtë.
Lënda studimore e parapsikologjisë
Sqarimi teorik i lëndës tejet voluminoze studimore të parapsikologjisë, globalisht mund të përfshihet në katër grupe themelore:
I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE JASHËSHQISORE, (ndryshe quajtur si “ESP fenomene”, që është shkurtesë angleze e fjalëve: extra sennsory perception – “ESP”). Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:
a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisë së komunikimit mental nga largësia, ndërmjet dy a më tepër personave, pa kontakt fizik të drejtpërdrejtë;
b) QARTËPAMËSIA – hulumtimi i dukurisë së regjistrimit të qartë mental të ngjarjeve nga largësia, që diku janë në ndodhje e sipër;
c) PREKOGNACIA – hulumtimi i dukurisë për parathënien e ngjarjeve të ndryshme para se të ndodhin ato;
d) RETROKOGNACIA – hulumtimi i dukurisë së qasjes së qartë perceptive në ngjarjet që kanë ndodhur në një kohë të kaluar.
II. PSIKOKINEZA – hulumtimi i ndikimeve përmes energjisë mentale në lëvizjen e gjësendeve fizike Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshin hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:
a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive të paraqitjes së gjësendeve materiale, pa qenë ato më parë të pranishme aty;
b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisë së zhdukjes së gjësendeve fizike, të cilat, paraprakisht, kanë qenë prezentë;
c) LEVITACIONI – hulumtimi i fenomenit të ngathtësisë mbi forcën e gravitetit dhe qëndrimit të sendit fizik pezull mbi sipërfaqen e mbështetjes tokësore ( këtu më tepër hulumtimi orientohet kah fenomeni i ngritjes së trupit dhe qëndrimi pezull mbi sipërfaqen e platesë tokësore);
d) TELEPORTACIONI – hulumtimin e fenomeneve të dematerializimit të gjësendeve fizike dhe bartjes së tyre nga një vend në një vend tjetër;
e) SHËRIMI PSIKIK – hulumtimi i shërimit të shumë sëmundjeve të ndryshme përmes metodave psikike të veprimit;
f) FOTOGRAFIA MENTALE – hulumtimi i mundësisë së fotografimit në shiritin e celularit filmik të pamjeve të ndryshme të paramenduara si figuracione psikike.
III. PSIKOFIZIKA – hulumtimi i manifestimeve fizike të fenomeneve parapsikologjike dhe formave të ndryshme të shprehjeve paranormale të energjisë. Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:
a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve të ndryshme të manifestimeve energjetike, të cilat janë evidente, por nuk përkojnë me ligjshmëritë e njohura të fizikës materiale;
b) UFO-FENOMENET – hulumtimi i ekzistimit të civilizimeve tjera jashtëtokësore në Univers dhe mundësia e vënies së kontakteve me ta;
c) ENERGJIA PIRAMIDALE – hulumtimi i fenomeneve të manifestimit të energjisë specifike në hapësirën e brendësisë së piramidave të lashta egjiptiane dhe ndryshimeve që ajo shkakton në strukturën substanciale të disa elementeve, me një theks të veçantë të ndikimit të kësaj energjie në psiken e njeriut.
IV. NOETIKA – është një njohuri specifike kërkimore që vepron në kuadrin e parapsikologjisë, e që merret me hulumtimin e shpirtit dhe të vetëdijes, si dhe fenomeneve të manifestimit të tyre. Në këtë lëmi të veçantë kërkimore hyjnë këto degë:
a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE – e cila merret me hulumtimin e potencialeve të ndryshme të zhvillimit njerëzor;
b) TANATOLOGJIA – hulumtimi i ndodhjes së procesit të vdekjes;
c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTËRORE – hulumtimi i gjendjeve të ndryshme shpirtërore në momentin e transit psikik, qetësisë meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhëtimi i vetëdijshëm i shpirtit në hapësirat e pakufizuara jashtë trupit), krijimtarinë e ndërvetëdishme dhe formave të ndryshme të këtij manifestimi, siç bie fjala të shkruarit automatizuar në gjendje të pavetëdijshme, etj.;
d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE – kjo degë e lëmit të parapsikologjisë, ka të bëj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogës, hipnozës dhe autohipnozës, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.
Sikurse mund të vërejmë nga ky prezantim, lënda studimore e parapsikologjisë është tejet voluminoze. Që të jetë sa më e suksesshme në rrugën e vetë kërkimore, asaj i nevojitet një qasje multi-disiplinare. Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit të shkencave tjera ekzakte në këtë drejtim. Pa marrë parasysh stagnimin e deritashëm ekzistues nga shkenca oficiale, kohëve të fundit vërehet një qëndrim më liberal në këtë drejtim. Ky liberalizëm i heshtur, ndikon dukshëm që kontributin e tyre në këtë drejtim, ta japin edhe shumë shkencëtar të njohur botëror.
Një faktor tjetër i favorshëm në këtë drejtim, e që kontribuon në ngritjen kualitative të metodave hulumtuese të parapsikologjisë është, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshëm i teknikës së sofistikuar digjitale.
Dhe, për fund, lirisht mund të konstatojmë se, parapsikologjia sot, nuk është më një lëmi e individëve të papërcaktuar kureshtar, por një njohuri e re serioze që është në ekspansion të vërtetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës