LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet grevë nga të punësuarit në mbrojtje për shkak të mospërmbushjes së kërkesave

Paralajmërohet grevë nga të punësuarit në mbrojtje për shkak të mospërmbushjes së kërkesave

Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë paralajmërojnë grevë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre për rritje të rrogave dhe kompensimeve të rrogës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë, Risto Ajtov sot në konferencë për shtyp tha se kërkojnë rritje të rrogës për 20 për qind dhe në të ardhmen ajo të korrigjohet në pajtim me nivelin e rritjes së rrogave në Minsitrinë e Punëve të Brendshme.

Të punësuarit në mbrojtje kërkojnë edhe rritje të kompensimeve të rrogës për angazhim deri në vlerë prej 1.200 denarëve.


Sipas tyre, nuk është rregulluar as transporti i organizuar për ardhje në punë në kaserma, as nuk u janë paguar shpenzimet e deritanishme të punësuarve në Minsitrinë e Mbrojtjes dhe ARM-së.

“Moszgjidhja e këtyre problemeve e çuan në pikëpyetje funksionimin e Minsitrisë së Mbrojtjes dhe ARM-më, ndërsa me atë vihet në pikëpyetje dhe kryerja me kohpë e misionit tonë, përkatësisht sigurimit të stabilitetit të Republikës së Maqedonisë”, tha Ajtov. Përgjegjësia për gjendjet në mbrojtje, sipas Ajtov, është tek minsitri i Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori