Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat pak orë para protestës së organizuar nga ish kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit, duke thënë se ai ka mobilizuar nesër kriminelë e trafikantë.
Sipas tij, streha e fundit e Berishës është dhuna, ndërsa po i përdor demokratët si fasadë duke i manipuluar dhe mashtruar.
“Tani situata është e qartë. Përplasje mendimesh po. Liri shprehje po. Liri zgjedhjesh dhe garë po. Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore. Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajturës protestë para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna është streha e tij e fundit”, tha Basha.
Ai e akuzon ish liderin e tij se ka shkelur statutin, ka manipuluar firmëtarët per kuvendin, manipuloi me mitingun dhe referendumin.
“Berisha e nisi si betejë për statutin, por tregoi se ishte një mashtrim si gjithçka tjetër që prej 9 shtatorit. Ai shkeli statutin, manipuloi firmetarët për kuvendin, manipuloi me mitingun, manipuloi me pseudo referendumin. Sepse ai do kaos dhe dhunë, ai nuk njeh as statut as institucione, sepse ai do PD vetëm si mburojë për hallin e tij të madh. Për hallin e tij nuk mendohet dy herë të përplasë demokratët me njeri tjetrin. Ta harrojë!”, tha Basha.
Kryedemokrati përsëriti se selia e PD-së nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Sali Berishës dhe shtëpi për pjesëtarët e botës së trafiqeve dhe krimit.
“Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës.
Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponentë të botës së trafiqeve dhe krimit, apo të merret peng nga ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së. Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Sali Berishës”, tha Basha.
Ish kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë nesër, 8 janar, pasi Basha nuk iu bind ultimatumit për të liruar zyrën në datën pesë janar.
Data pesë janar ishte dita e fundit e afatit të vendosur nga Berisha që kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha të largohet nga posti, pasi sipas tij u shkarkua me votën e lirë nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor.
Gjithashtu anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, mbështetës të Berishës nuk janë lejuar të futen në seli, me arsyen se po kryehen punime, ndërsa në selinë blu kanë dalë foto se dyert po blinohen dhe janë shtuar kamera.
Situata e ndërlikuar prej muajsh brenda PD-së, duket se nuk do të ketë një fund, ndërsa dita-ditës rëndohet. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë të shtunën, në protestën e paralajmëruar nga Berisha, nëse do të ketë skena dhune apo do të jetë një protestë paqësore. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës