Para lëkundjeve
Popujt që kanë dilema për të sotmen e tyre, pak mund ta kuptojnë se cila është e ardhmja e tyre. Për çdo situatë gjithnjë kërkohen shpjegime dhe nuk mund të mohohen përpjekjet, qofshin ato elitare apo të kategorive të caktuara të shoqërisë, që janë të thirrura për t’i dhënë përgjigje çështjeve më delikate.
Përgjigjet për të sotmen, sidomos për të ardhmen, nuk mund të jepen lehtë dhe as saktë, sepse kjo saktësi qëndron jo vetëm në aftësinë e të perceptuarit të zhvillimeve, që kurrë nuk kanë qenë më të vrullshme, me një dinamikë kontradiktore. E themi këtë sepse me devalvimin e një procesi të përcaktuar nga faktorë heterogjen, përfundon vizioni ynë që mund të ketë pasur shtrirje kohore mbi një koncept. Duke u relativizuar fillon ta humb sensin e përkushtimit për njohje të mëtutjeshme, sepse idetë dhe projektet e reja konkurrente e kanë ndryshuar imazhin për shoqërinë dhe të ardhmen.
Sa më shumë që ashpërsohet konkurrenca, aq më shumë përmbysen qasjet momentale dhe imponohet nevoja për ndryshime të reja, si rezultat i presionit të kërkesave që shpesh kalojnë kornizën e interesave të grupeve të ngushta, të cilat identifikohen me fuqi ndikimi në mjedis.
Ky fenomen mund të shpjegohet kështu afërsisht, kur çështjet janë të ndërlidhura në relacionet të ngushta brenda hapësirave, ku çdo gjë ka emrin e vetë.
Evropa, si kontinent i vjetër, gjithnjë për shoqëritë në ngecje apo në zhvillim e sipër, po identifikohet si vend i integrimit të popujve që vazhdojnë t’i përmbushin detyrat që u kërkohen nga i “zoti” i shtëpisë, i cili di të nxjerrë “formula” të koklavitura, që nuk mund t’i zbërthesh shpejt as të arrish rezultatin e kërkuar. Kur kësaj i shtohen veset dhe kryeneçësitë e ndërlidhura me procese të dështuara historikisht, rritet distanca në komunikime të ndërsjella dhe shtohen keqkuptimet.
Shoqëritë që konsiderohen se janë pjesë e integrimeve, tani po sifdohen në rrafshin global që t’ju japin përgjigje kaheve të mëdha të zhvillimeve globale, të cilat e kanë vënë në sprovë dhe lëkundje çdo civilizim i cili dikur ka reflektuar vlera universale, por e ardhmja dhe procesi i rritjes së ndërvarësisë po kërkon logjikë tjetër të veprimit. Niveli i integrimit po formësohet në një bashkëdyzim vlerash supreme që janë të pranueshme për një numër vendesh.
Këtë nivel të riprodukimit të vlerave supreme nuk e kanë mjerisht të gjitha shoqëritë, sidomos ato që po përpëliten mes dallgëve në “detin” e konsumit, për të mbijetuar sot për nesër nëpërmes huave dhe kredive afatgjata.
Shembull i parë i kësaj përmbytje është Greqia fqinje, që po noton me ndihmën e “gomës” dhe herë-herë po vihet në kërkim të varkës së Noës për shpëtim.
Shoqëritë “konsumatore” po rrezikojnë të dështojnë të ardhmen e tyre, duke bërë gabime edhe të tilla, duke iu dhënë hapësirë strukturave të dobëta pa vizion politik dhe të pafuqishme, ndërsa vazhdojnë ta drejtojnë vendin e tyre mbi bazën e koncepteve politike të konsumuara nga dinamika e zhvillimit të ngjarjeve, e cila vazhdon të na kapërdijë pamëshirshëm duke na shtrydhur si limoni. Sidomos vihen re ata që janë ngritur si rezultat i devijimeve të mëdha, duke u “rritur” jashtë ambienteve të shtetit ligjor.
Nuk dyshohet të jenë ngritur dilema tek ndonjëri nga bashkëthemeluesit e vendeve të fuqishme të integrimit të Evropës, se a duhet ta hapin “zemrën” për shoqëritë konsumatore, por që porta të mbetet e mbyllur, apo ta bëjnë të kundërtën të na presin zemërhapur atëherë kur mund të hapet porta.
Kosova dhe niveli i rregullave të lojës që vazhdojnë ta reflektojnë kundërshtarët politikë, është interesant vetëm për një ambient siç jemi ne dhe disa nga vendet e Ballkanit, që duke shikuar se ku ishin dikur, rrezikojnë t’u bie busulla nga duart që e mat drejtimin para.
Po të shikohet të nxirren premisa se ku është niveli i dijeve politike, menaxhuese; cilat janë konceptet shtetformuese dhe integruese që i reflektojmë; po të gjykohet drejt – këtu të na falin pak liderët, partitë – ky nivel nuk i mjafton më Kosovës as për ta ndërtuar vetveten e as për të bërë zhurmë për integrimet.
Përgjegjësitë për ngecjet që i ka Kosova, defektet e brendshme, herët a vonë ka gjasa se do të imponojnë një dekompozim të skenës politike, e cila mund të qojë në “bashkimin” e të kundërtave në politikë, që mes të gjithëve dhe kësaj shumësie, ndoshta mund të sajohet një apo dy krijesa politike serioze nëpërmes bashkëdyzimit të atyre pak kualiteteve më të avancuara të dijeve politike për hir të vendit.
Këto krijesa politike të së ardhmes e kanë për prioritet që të mund t’i kuptojnë sa më parë se cilat janë prioritet e një shteti në rendin e ri botëror, ta kuptojnë në thelb se kanë ndodhur lëkundje serioze të civilizimeve për t’u profilizuar për mijëvjeçarin e ri. Ka garë të ashpër për supremacinë e vlerave universale. Janë rritur sfidat e pasigurisë ekonomike, dhe po bëhet e vështirë të kesh “hise” në tregjet e mëdha. Për t’u orientuar, duhet ta njohësh mirë vetvetën me tërë kompleksitetin e faktorëve që na identifikojnë në rrafshin kulturor-historik, ekonomik dhe gjeografik, afritë që i kemi me të tjerët që na mësojmë si të sillemi në procesin e ndërvarësisë me të tjerët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës