LAJMI I FUNDIT:

Para 15 viteve ishte zhdukur, kurse tani është zbuluar fati i saj i tmerrshëm (Video)

Para 15 viteve ishte zhdukur, kurse tani është zbuluar fati i saj i tmerrshëm (Video)

Mbetjet e nëntë vjeçares Peggy Knobloch e cila është zhdukur në vitin 2001, janë gjetur në një pyll në pjesën qendrore të Gjermanisë, jo larg nga vendi ku jetonte.

Policia ka konfirmuar se kafka dhe eshtrat që janë zbuluar rastësisht nga një burrë derisa po kërkonte kërpudha në mal, i përkasin vajzës e cila tash e 15 vite kërkohet si në Gjermani ashtu dhe në vendet fqinje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjërat që supozohet se i përkisnin vajzës, transmeton Telegrafi.

Siç është raportuar nga “Independent”, zhdukja e Peggy ishte raportuar në vitin 2001, pasi një ditë nuk ishte kthyer nga shkolla. Dëshmitarët për herë të fundit e kishin parë në afërsi të shtëpisë së saj, ku më pas është zhdukur pa lënë ndonjë gjurmë. Fillimisht supozohej se ajo ishte rrëmbyer dhe më pas vrarë, por policia tani do të mund të hetojë shkakun e vërtetë e vdekjes së saj.


Hetuesit lokal kanë theksuar, se kafshët e egra kishin nuhatur aromën dhe kështu kishin gërmuar mbetjet e vajzës së pafat.

Në vitin 2004 një burrë ishte dënuar gabimisht për vrasjen e pretenduar të Peggy. Megjithatë, vendimi ishte anuluar pasi ishte konstatuar se është marrë në pyetje mbi 40 herë pa praninë e avokatit, dhe se kishte pranuar fajësinë për shkak të presionit të madh që i kishin bërë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=I9p-90JWJ-A

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori