LAJMI I FUNDIT:

Paqarada pranon ftesën e Kosovës

Paqarada pranon ftesën e Kosovës

Përzgjedhësit e Kosovës, Albert Bunjaki, Muharrem Sahiti e Genc Hoxha, ngadalë por sigurt po e ndërtojnë një Përfaqësuese të talentuar dhe me të ardhme. Pasi krahu i majtë i mbrojtjes ishte problem në tri ndeshjet e para miqësore, ku u desh të improvizoheshin lojtarë të reparteve tjera, tani fanellën e Përfaqësueses sonë do ta veshë një talent që luan për mrekulli në këtë pozitë.

Fjala është për 19-vjeçarin, Leart Paqarada, i cili aktualisht është duke luajtur në skuadrën nga Bundelsliga e dytë gjermane, Sandhausen, ku kaloi këtë vit nga gjiganti Bayer Leverkusen. Në një intervistë ekskluzive për Arenën, Learti tregon se prindin e tij, Shukriun, e ka kontaktuar trajneri i mirënjohur Muharrem Sahiti, për ta grumbulluar në ndeshjen e shtatorit, ku Kosova pritet të luaj përballë Kombëtares së Omanit.

“Babai im më ka treguar se ka biseduar me trajnerin Muharrem Sahiti, dhe pritet që të grumbullohem për ndeshjen e muajit shtator, pasi Kosova ka shprehur interesim për mua”, tha Paqarada për Arenën.

Tutje ish-anëtari i Bayer Leverkusenit, ka treguar se me veshjen e fanellës së Kosovës do t’i realizohej një ëndërr fëmijërore. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori