LAJMI I FUNDIT:

Papa i parë që do të luajë në një film

Papa i parë që do të luajë në një film

Udhëheqësi i Kishës katolike, Papa Françesku, do të regjistrohet në histori si Papa i parë që do të luajë në ndonjë film artistik.

Ai do ta portretizojë veten në filmin “Beyond the Sun”, të cilin e xhiron shtëpia e produksionit AMBI Pictures. Filmi është një aventurë familjare e rrëfyer në disa tregime dhe e bazuar në Ungjillin.

Ideja për xhirimin e filmit të lartpërmendur erdhi pasi Papa Françesku u bëri thirrje filmbërësve të xhirojnë një film në të cilin fëmijët do të afrohen me mesazhet e Zotit, transmeton GazetaBlic.


Skenari i filmit është vepër e Graciele Rodriguez, ndërsa xhirimi do të fillojë në pjesën e parë të këtij viti në Itali. I gjithë fitimi i filmit do t’i donohet organizatës humanitare El Almendro dhe Los Hogares de Cristo, të cilat ndihmojnë fëmijët dhe rininë.

“Nuk mund të gjejmë fjalët për të përshkruar gëzimin dhe falënderimin që ndjejmë për pjesëmarrjen e Papa Françeskut në këtë projekt”.

“Ky nuk është vetëm film, por edhe mesazh, ndërsa Papa është personazhi më i mirë i cili mund t’iu ndihmojë në promovimin e mesazheve të rëndësishme shoqërore dhe fetare”, ka deklaruar  bashkëproducenti i filmit, Andrea Iervolino.