LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku e fillon vizitën në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut

Papa Françesku e fillon vizitën në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut

Kreu i Kishës Katolike, papa Françesku sot do të udhëtojë për Sofje me çka zyrtarisht e fillon vizitën e tij treditore Apostolike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Papa paradite do të pritet zyrtarisht në aeroportin e Sofjes, ku do të ketë takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Nga aeroporti do të niset drejtë pallatit presidencial në Sofje para të cilit do të mbahet ceremonia e pritjes, pas çka ai do të ketë takim protokollar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Pas bisedimeve të dy shefave të shteteve, papa Françesku do të ketë takim me përfaqësues të autoriteteve, të sektorit qytetar dhe të korit diplomatik.


Sipas planit, papa pastaj do t’i vizitojë patriarkun  mbarëbullgar dhe mitropoliti i Sofjes Neofit dhe anëtarët e Sinodit të Kishës Ortodokse Bullgare, pas çka ata do të mbajnë lutje para fronit të Shën Kirilit dhe Metodit në kishën katedrale “Shën Aleksandër Nevski”. Pas lutjes në sheshin para katedrales do të mbahet antifon për Shën Marinë e njohur si  Regina Coeli, me çka papës do t’i ndahet kopje e ikonës e Shën Maria e Shenjtë nga Nesebari.

Në orët e pasdites kreu i Kishës Katolike Romake do të mbajë meshë të shenjtë në sheshin “Knjaz Aleksandri”.

Papa nesër, në ditën e dytë në qëndrimit në Bullgari, do ta vizitojë kampin e refugjatëve “Vrazhdebna” në Sofje, pas çka do të mbajë meshë në kishën katolike “Zemra e shenjtë” në qytetin Rakovski, në afërsi të Pllovdivit, ndërsa në orët e pasdites do ta përfundojë pjesën zyrtare të vizitës me lutje për paqe në sheshin “Pavarësia”. Të martën papa nga Sofja do të udhëtojë për Shkup.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori