LAJMI I FUNDIT:

I panë si rrezik, pronarët e një varke qëllojnë mbi ‘balenat vrasëse’ në brigjet e Gjibraltarit – policia nis hetimet

I panë si rrezik, pronarët e një varke qëllojnë mbi ‘balenat vrasëse’ në brigjet e Gjibraltarit – policia nis hetimet

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë pronarët e varkave me vela duke qëlluar mbi balenat – gjë që ka nxitur kërkesat për një hetim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon pasagjerët e një varke me vela duke qëlluar mbi një grup orkash jashtë Tarifa, në ngushticën e Gjibraltarit, ndërsa balenat vrasëse rrethuan anijen dhe dukej se po përplaseshin me të.

Turistët dhe ekuipazhi në një varkë afër balenave u dëgjuan duke u bërtitur pronarëve të jahteve përpara se kapiteni i saj t’i binte borisë së anijes.


Partia spanjolle për të drejtat e kafshëve PACMA tani po kërkon një hetim urgjent për incidentin, i cili ndodhi të enjten pasdite rreth shtatë milje detare larg Tarifa.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë lloj arme ishte përdorur në përpjekje për të trembur balenat vrasëse dhe për t’i ndaluar ato të dëmtonin e jahtin.

Raportet lokale treguan se ajo ishte një pushkë ajrore dhe disa kanë sugjeruar madje se mund të ishin përdorur edhe fishekzjarre.

Ata që kryen sulmin janë identifikuar nga policia pasi u gjurmuan në një port në provincën e Almerias në Spanjën juglindore.

Është bërë kontrolli i mjetit lundrues dhe personat, kombësia e të cilëve nuk është bërë publike, kanë njoftuar se janë nën hetim për të përcaktuar nëse është kryer një krim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Amerika
Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Azia
Kjo vajzë përjeton tmerrin gjatë tërmetit në Myanmar - raportohet se shpëtoi për mrekulli

Kjo vajzë përjeton tmerrin gjatë tërmetit në Myanmar - raportohet se shpëtoi për mrekulli

Azia
Trump e kërcënon me bombardime Iranin

Trump e kërcënon me bombardime Iranin

Azia

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Azia

"Le boycott" - francezët bojkotojnë me të madhe produktet amerikane

Evropa
Kalo në kategori