Pamundësia e Kozmopolitizmit…!
Nëse ende ekzistojnë idealistë që përpiqen të reflektojnë mbi ndërtimin e një sistemi kozmopolit – ideologji kjo që pretendon t’i shuajë ndjenjat kombëtare, duke synuar arritjen e një shoqërie që do t’i kapërcente kufijtë shtetërorë, atëherë eksponentët e saj duhet të mendojnë që së pari të bashkohen kombet e ndara padrejtësisht, për të vazhduar më tutje. Ky do të ishte parakushti kryesor, që do t’i shërbente realizimit të kozmopolitizmit. Por, pasi që historia ka dokumentuar, e tashmja vërteton ndërsa e ardhmja është jo shpresëdhënëse se kozmopolitizmi për të mos thënë një teori utopike e parealizueshme, është tejet vështirë për t’u arritur, duke u bazuar në faktin se që të gjitha ato sisteme e ideologji deri në ditët e sotme si: skllavopronaria, feudalizmi, kapitalizmi, socialdemokracia, socializmi, përpjekja drejt komunizmit e liberalizmi – kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë se asnjëherë nuk do të mund të arrihet kozmopolitizmi (edhe nëse ky nuk ka qenë/është ideal i asnjërit prej tyre), atëherë medoemos duhet të synohet bashkimi i kombeve me prejardhje, gjuhë dhe kulturë të përbashkët, siç është rasti i shqiptarëve të ndarë ende në dy shtete dhe disa krahina, dhe shembulli konkret i bashkimit të Gjermanisë perëndimore me atë lindore, të cilin ne duhet ndjekur. Të cilën e ndau ideologjia, por e bashkoi kultura.
Përveç dobive ekonomike, sociale e sigurie që do të sillte bashkimi kombëtar, njëkohësisht ai sjell me vete edhe një dobi qenësore, e cila ka të bëjë me humanizmin e solidaritetin e ndërsjellë mes vëllezërve të një gjaku me kulturë e prejardhje të përbashkët.
Kjo dobi ka të bëjë me unitetin e shqiptarëve, vëllazërinë mes tyre dhe solidaritetin e pashkëputshëm, i cili do të bënte të mundur shuarjen e një konflikti eventual në rajon, fillimisht ndërmjet shqiptarëve dhe kombeve përreth, më pastaj, pas një kohe mbase më të gjatë, edhe ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, edhe pse në rastin e fundit jo në përmasa të mëdha siç mund të ndodhë në rastin e parë, apo siç mund të presin armiqtë tanë. Por pse të lejojmë ne sot, që edhe ato përmasa hipotetikisht të vogla, të shfaqen nesër!?
Konfliktin eventual në të dy rastet e bëjnë të mundur disa faktorë: multietniciteti ka filluar t’i marrë këmbët, ndërsa që të formësohet më mirë, ka qenë e nevojshme të merren disa hapa që do ta mundësonin ruajtjen e qenies se tij, që sipas planprogramit të burokratëve ndërkombëtarë dhe atyre kombëtarë duhet të jenë konsistent e konsekuent. Ndër ta, si më relevant mund jenë: flamuri i Kosovës diametralisht i kundërt me atë të Shqipërisë, ndërsa ngjyrat e ngjashme me atë të Serbisë; himni pa tekst, si rrjedhojë pa histori; mohimi i trashëgimisë kulturore shqiptare, të cilin e mundëson projekti famëkeq i eksterritorialitetit, me qëllim të balancimit të historisë së shqiptarëve dhe serbëve, për t’u arsyetuar shteti multietnik; decentralizimi në baza etnike; një element tjetër i rëndësishëm, prej tipareve qenësore të kombeve – gjuha, dhe një sërë faktorësh të tjerë.
Një person që nuk është i njohur me zhvillimet politike, sociale në Kosovë, me të drejtë mund të pyes, si mund të bëhet gjuha faktor i ndarjes mes shqiptarëve?
Gjuha aktualisht nuk është një tipar dallues mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, por pasi që në Kosovë ka tendenca ta përftohet dialekti gegë, atëherë gjuha edhe mund të bëhet tipari dallues, që përfundimisht do t’i shërbente çimentimit të dikotomisë mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Nëse në të kaluarën pikërisht gjuha ishte elementi kyç i konstituimit të kombit shqiptar, si konstruksion i organizuar politik, ajo në të ardhmen mund të ketë rol dominues në ndarjen e shqiptarëve.
Nëse ndarja e vëllezërve është shkaku i shkëputjes së familjes së ngushtë, në bazë të cilës formohet familja e zgjeruar, e cila më pastaj ndahet në kushërinj e fise, atëherë domosdo edhe ndarja e shqiptarëve në dysh është një akt që do t’i shërbejë destabilizimit të kombeve përreth nesh dhe mbi ne. E metë tjetër e ndarjes është se ne shqiptarët e Kosovës shumë lehtë, pas një periudhe ndoshta jo edhe të gjatë, vëllezërit tanë nga Shqipëria, mund t’i konsiderojmë si “tjetri”, të huajë nga ajo që jemi “ne”, apo edhe më keq se kaq. Sigurisht se në këtë aspekt faktori ndërkombëtar dhe ai kombëtar, ky i fundit duke iu nënshtruar të parit, me apo pa vetëdije, janë duke kontribuar për krijimin e një destabilizimi të ri në vend dhe rajon.
Duke qenë se në botën demokratike funksionon parimi i shumicës, është tejet absurde që për pakicën, pjesa më e madhe e së cilës ka qenë shoqëri denigruese, shtypëse e shkatërruese, të sakrifikohet shumica. Pakicave duhet t’u jepen të gjitha të drejtat duke u bazuar në konventat ndërkombëtare, ama kurrsesi nuk duhet të bëhet dallim mes tyre, siç ngjan në Kosovë dhe rajon.
Në emër të multietnicitetit, politikanët tanë së bashku me ndërkombëtarët bëjnë krim mbi popullin shqiptar, i cili përbën mbi 95% të qytetarëve në Kosovë. Një shtet mund të jetë multietnik, vetëm atëherë kur në një njësi politike nuk e përbën shumicën asnjë prej entiteteve etnike.
Ndërsa krijimi i sa më shumë kombeve lë pas vete mundësi të mëdha armiqësie mes pjesëtarëve të kombeve të ndryshme, ngase secili prej tyre krijon kultura që ndryshojnë prej të tjerëve, në anën tjetër arritja e bashkimit të kombeve me gjak, gjuhë dhe kulturë të përbashkët i shërben eliminimit të mundshëm konfliktuoz mes kombeve.
Kozmopolitizmi është një ideologji tipike iluzioniste e llojit të komunizmit. Eksponentët e saj nuk i posedojnë mekanizmat mbrojtës që do të mundësonin realizimin e ideologjisë në fjalë. Prandaj cilësimi i kozmopolitizmit si utopi nuk do të ishte marrëzi. Këtë konkludim fuqishëm e mbështesin faktet e deritanishme.
Është naivitet të mendohet se kombi-shtet qytetar amerikan mund të jetë paradigmë për shqiptarët. Assesi s’mund të jetë, ngase shteti amerikan është një shkrirje e etnive të ndryshme, që e bën atë shtet qytetar.
Ndërsa ne shqiptarët jemi autoktonë në trevat tona, amerikanët janë një komb artificial, i formuar në bazë të ndjenjës së fatit të përbashkët, të zbritur nga të gjitha kontinentet e botës, madje duke i eksploatuar, shfrytëzuar në mënyrën më mizore banorët indigjen. Në atë shtet nuk mund të ketë solidaritet, dashuri e humanitet të mirëfilltë mes njerëzve. Edhe nëse janë dhënë shenja solidariteti, ato sigurisht janë artificiale, mekanike të bazuara në interesin material reciprok. Po të shkëputet interesi material, edhe solidaritetin do ta prijë i njëjti fat!
Pikërisht për faktin se Amerika nuk ka një kohezion të brendshëm shoqëror, krijon një kapital të lartë ekonomik për ta ruajtur kohezion artificial, i cili tek të tjerët paraqitet si real.
(Autori është student i Departamentit të Sociologjisë – UP)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti