LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që tregojnë aeroplanin ushtarak të përfshirë nga zjarri, para se të përplaset për tokë në Rusi

Pamjet që tregojnë aeroplanin ushtarak të përfshirë nga zjarri, para se të përplaset për tokë në Rusi

Tre persona mendohet se kanë vdekur pasi një aeroplan nga një shpërthim gjatë një aterrimi në Rusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një aeroplan i cili duket se është në zjarr drejt një zone të pyllëzuar dhe më pas zhduket nga pamja – para se një tym i madh dhe flakë të dilnin nga vendi i ngjarjes.

Pamjet tregojnë aeroplanin që zbret së pari me hundë ndërsa rrokulliset, para se të ulet.


Agjencitë ruse të lajmeve thonë se aeroplani ushtarak u rrëzua gjatë një fluturimi testues jashtë Moskës.

“Avioni i ri i lehtë ushtarak i transportit, një Il-112V, u përplas në një zonë të pyllëzuar ndërsa po zbriste në aeroportin Kubinka rreth 28 milje në perëndim të Moskës”, tha një zëdhënës i Korporatës OAK për Tass.

Agjencia tha se incidenti ndodhi “gjatë afrimit përfundimtar për ulje pranë aeroportit Kubinka”.

Interfax citoi një burim anonim i cili tha se tre persona ishin në bord – me të gjithë që besohet të kenë vdekur.

Fusha ushtarake Kubinka, e vendosur rreth 39 kilometra në perëndim të Moskës, do të presë një ekspozitë të madhe ushtarake këtë fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori