LAJMI I FUNDIT:

Pamje spektakolare: Shikojeni se si ky aeroplan bën ngritje vertikale! (Video)

Pamje spektakolare: Shikojeni se si ky aeroplan bën ngritje vertikale! (Video)

Këto janë skena të mahnitshme ku shihet një pilot i Dreamliner Boeing 787 duke “shtyrë” aeroplanin e tij “tatëpjetë” pak para se aeroplani i pasagjerëve të ngritët në “spektaklin” e Parisit “Airshow 2015”.

Aeroplani u ngrit nga Uashingtoni dhe kreu një gamë të manovrave tepër komplekse, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, 509 aeroplanë Boeing 787-9s janë porositur nga 30 konsumatorë, duke përfshirë Vietnam Airways, aeroplani i të cilit do të demonstrojë Paris Airshow, para se t’i dorëzohet linjës ajrore.

Sipas Boeing, lloji 787-9 mund të bartë më shumë pasagjerë krahasuar me 787-8, duke shpenzuar 20 për qind më pak karburant se sa aeroplani që ai “zëvendëson”.


Konsumatorët e aeroplanëve ushtarakë dhe atyre të pasagjerëve do të mbërrijnë në aeroportin Le Bourget në Francë javën e ardhshme për të marrë pjesë në spektaklin e 51 të Paris Air Show, ngjarje kjo më e madhja në botë e këtij lloji, transmeton Telegrafi.

Boeing, Airbus dhe prodhues të tjerë të mëdhenj të aeroplanëve civilë dhe ushtarakë do të jenë në shfaqje, duke përfshirë edhe rusët – edhe pse për shkak të sanksioneve, asnjë pilotë rusë nuk do të lejohet të fluturojë në këtë ngjarje.

Sipas Mike Sinnett, kreut të “zhvillimit të produktit” Boeing: "Në qoftë se ju mund të kurseni 1 për qind të karburantit, linjat ajrore janë të gatshëm të paguajnë për të". /Telegrafi/