LAJMI I FUNDIT:

Paltrow dhe Martin divorcohen pas 10 vjetësh martesë

Paltrow dhe Martin divorcohen pas 10 vjetësh martesë

Aktorja e famshme Gwyneth Paltrow dhe këngëtari Chris Martin raportohet se kanë paraqitur kërkesën për divorc.

Çifti ka njoftuar për ndarjen e tyre në muajin mars, pas 10 vjetësh martesë.

Sipas TMZ, çifti ka vendosur që t’i japë fund martesës së tyre për shkak të mospajtimeve në mes tyre, që ishte edhe arsyeja të cilën e kanë cituar në dokumentet e shkurorëzimit.


Mendohet se çifti do të ndajnë kujdestarinë për fëmijët e tyre, Apple dhe Moses. Paltrow ka thënë se ndarja ishte miqësore dhe se ende janë miq, transmeton Koha.net.

“Ne ishim shumë, shumë të afërt, dhe ishte shumë ndjenjë e mirë. Ndjehem sikur jemi, disi, në një lidhje të qëlluar”, ka thënë ajo në një intervistë për Marie Claire.

Nga viti i kaluar Martin është në lidhje me aktoren e filmit “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence, ndërsa Paltrow flitet se është duke u takuar me regjisorin e serisë televizive “Glee”, Brad Falchuk.