Për shkak të mos pranimit të 4,639 pakove me fletëvotime nga diaspora prej anës së Komisionit Qendror Zgjedhor, organizata Germin sot ka përcjellë një ankesë tek Institucioni i Avokatit të Popullit.
Përmes shkresës zyrtare, Germin përveç kërkesës për një opinion, i ka bërë po ashtu thirrje këtij institucioni të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor për trajtimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Germin konsideron që mos pranueshmëria e 4,639 pakove me fletëvotime që janë pranuar në adresë të KQZ-së përmes postës për verifikim pas datës 5 tetor 2019, por të dërguara nga vendet rezidente të votuesve brenda afatit të caktuar 19 shtator – 5 tetor, përbën cenim të të drejtave zgjedhore për qytetarët jashtë vendit.
Në këtë formë, Germin pretendon që kufizimi i afatit kohor për pranimin e votave jashtë Kosovës përmes nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullës Zgjedhore të KQZ-së nr. 03/2013, është në kundërshtim me nenin 45, lexuar bashkë me nenin 55 të Kushtetutës, pasi që nuk përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
Neni 55, par. 2 i Kushtetutës përcakton se: “Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi”.
Sipas Germin, nëse qëllimi i vendosjes së afatit prej 24 orëve para ditës së zgjedhjeve për pranimin e votave jashtë Kosovës është që të mos shkaktohen vonesa në procedimin dhe numërimin e votave, atëherë ky qëllim, ndonëse është legjitim, nuk e justifikon refuzimin për të numëruar 4,639 pakot në fjalë, pasi numërimi i votave të ardhura me postë nuk ka filluar deri më 15.10.2019, pra më shumë se 5 ditë pas ardhjes së pakove të fundit nga totali prej 4,639 pakove në KQZ.
Germin në këtë kërkesë potencon se kjo do të thotë se numërimi i këtyre 4,639 pakove, bashkë me votat e tjera të ardhura me postë, nuk do të kishte vonuar nisjen e procesit të numërimit të këtyre të fundit.
Me fjalë të tjera, sipas Germin vendosja e kufizimit të rreptë prej 24 orësh para ditës së zgjedhjeve, nuk ishte “e domosdoshme që të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi”. Rrjedhimisht, në bazë të nenit 55, par. 2 të Kushtetutës, masa apo kufizimi i vendosur nuk është në proporcion me qëllimin. Kufizimi ligjor, në mënyrë që të jetë i lejueshëm duhet të ketë qëllim legjitim dhe duhet të jetë masë proporcionale për të arritur atë qëllim.
Prandaj, mospranimi i këtyre votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por të cilat kanë arritur pas afatit të vendosur nga KQZ, Germin thekson se përbën cenim të të drejtave zgjedhore të garantuara me nenin 45 të Kushtetutës. Ky veprim shkel poashtu edhe parimin e barazisë së votës sipas të cilit, e drejta e votës nuk nënkupton vetëm të drejtën për të votuar por edhe të drejtën e efektit të barabartë të votës me votat e qytetarëve të tjerë të Republikës.
Ankesën e plotë mund ta lexoni KËTU.
Po ashtu për këtë çështje Germin para dy ditësh ka nisur një peticion drejtuar KQZ-së, i cili deri më tani është nënshkruar nga afro 2,000 qytetarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?