Konceptuar si një instrument për mbajtjen e Ballkanit të angazhuar gjatë një periudhe disavjeçare gjatë së cilës nuk priten anëtarësime të reja në BE, samiti i nivelit të lartë në Trieste duket se dështoi të zgjidhë disa probleme kyçe në rajon ndërkohë që premtoi fonde modeste për infrastrukturë si dhe premtimin për krijimin e një mini-Evrope përmes heqjes së barrierave jo-tarifore mes vendeve që pritet të presin gjatë para anëtarësimit.
Një samit i nivelit të lartë mbi Ballkanin Perëndimor i zhvilluar në Trieste të Italisë përsëriti angazhimin e BE-së dhe të Ballkanit për integrim Evropian ndërsa firmosi dy marrëveshje më të dobëta nga sa qe shpresuar për afrimin e vendeve të Ballkanit me njëra-tjetrën si një rrugë e ndërmjetme ndërkohë që integrimi i vërtetë mbetet larg.
Deklarata finale e Ministrisë së Jashtme të Italisë, e cila qe mikpritësja e samitit, thotë: “Pjesëmarrësit në mënyrë unanime rikonfirmuan mbështetjen e tyre të qartë për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, siç është deklaruar në Konkluzionet e Këshillit Evropian më 9 Mars 2017, ndërsa theksojnë nevojën për përpjekje më të forta për reforma në Rajon”.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se projekti final i firmosur në Trieste për krijimin e një Zone të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, qe më e paktë se sa Bashkimi Doganor, i premtuar në takimin e Sarajevës në shkurt të këtij viti. Mosarritja e Bashkimit Doganor erdhi si pasojë e kundërshtimit të Kosovës.
Marrëveshja e re nënkupton angazhimin e gjashtë vendeve të Ballkanit jashtë BE-së, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës për të harmonizuar rregullat e investimeve, për të hequr barrierat jo-tarifore ndaj tregtisë si dhe për të fuqizuar paktin për tregtinë që sakaq ekziston, i quajtur Zona e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA.
Bosnja nga ana e saj dështoi të firmosë një marrëveshje tjetër, për përmirësimin e infrastrukturës së transportit, pasi njësia e saj autonome Republika Srpska e kundërshtoi marrëveshjen.
Samiti i Triestes është vijimësi i një serie samitesh që janë zhvilluar çdo vit që nga viti 2014 dhe që synojnë të mbajnë Ballkanin Perëndimor të angazhuar me Bashkimin Evropian ndërkohë që integrimi i vërtetë pritet të jetë i ngrirë edhe për shumë vite.
Në vitin 2014, në Procesin e Berlinit, u bë thirrje për krijimin e një platforme katërvjeçare komunikimi diplomatik me synimin “për të arritur progres real të mëtejshëm në reforma, për të zgjidhur problemet aktuale dypalëshe dhe të brendshme, për të arritur ripajtim brenda dhe mes shoqërive të rajonit.”
Procesi vijoi në Vienë në vitin 2015, samit në të cilin BE premtoi 200 milionë euro për rrugë dhe energji, shifra këto të konsideruara si të papërfillshme në krahasim me nevojat e Ballkanit për zhvillim të infrastrukturës së transportit dhe të energjisë.
Në samitin e Parisit në vitin 2016 u krijua Zyra e Bashkëpunimit Rinor Rajonal si dhe u premtuan 100 milionë euro për tre projekte hekurudhore. Gjithashtu u ra dakord në parim për hartimin e një plani rajonal për zhvillimin e sektorit të hidroenergjisë, me synimin për të ndihmuar në balancimin e zhvillimit të hidroenergjisë me nevojat për mbrojtjen e mjedisit. /Gjergj Erebara/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?