Këto ditë në Kosovë, një iniciativë mjedisore e filluar nga një student kosovar në Turqi po gjen përkrahje të jashtëzakonshme. Projekti "Mbledhim kapakët një nga një dhe i tejkalojmë pengesat hap pas hapi" që ka nisur fillimisht në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin Egje në Izmir të Turqisë, pas suksesit të shënuar atje është përhapur me shpejtësi edhe në shumë vende të tjera të botës për të arritur të njëjtin sukses edhe në Kosovë. Projekti i filluar para dy vitesh, nga studenti Kushtrim Ahmeti, ka në fokus grumbullimin e kapakëve të shisheve të plastikës nga riciklimi i të cilëve sigurohen të ardhura për blerjen e karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuara. Deri me tani janë mbledhur miliona kapakë të plastikës dhe iniciativa ka gjetur përkrahje nga të gjitha grupet, institucionet dhe bizneset. Projekti përpos që ka në fokus mbrojtjen e mjedisit përmes riciklimit të kapakëve dhe përmes reduktimit të emisioneve të gazrave serrë që dalin nga procesi i prodhimit të tyre, ka edhe qëllimin humanitar për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Suksesi i projektit qëndron pikërisht në idenë dhe qëllimin e tij por edhe në faktin se përmes këtij aksioni çdokush mundë të japë kontributin individual. Mbledhja e kapakëve është e lehtë pasi që konsumi i ujit të ambalazhuar nga shishet e plastikës është i përditshëm, ndërkohë që për grumbullimin e kapakëve nuk nevojitet ndonjë infrastrukturë e avancuar. Kapakët mund ti fusësh në xhep ose mundë ti mbledhësh në një qese të vogël e pastaj mund ti dërgosh në pikat e grumbullimit, të cilat tani më janë hapur në shumë vende dhe institucione. Diçka kaq e vogël që për dikë nuk ka kuptim, për dikë tjetër ka një domethënie shumë të madhe dhe aq më tepër kur përmes tij ndihmohet edhe në mbrojtjen e mjedisit.
Nga ky shembull mundë të thuhet lirisht se edhe në Kosovë iniciativat e gjelbra kur janë të qëlluara edhe pse të vogla, kanë përkrahjen e qytetarëve dhe bizneseve dhe japin rezultate të mira. Por, fatkeqësisht iniciativat dhe projektet e tilla janë të rralla, prandaj edhe gjendja e mjedisit tek ne vazhdon të jetë problem evident.
Për ta pasqyruar edhe më mirë rolin e iniciativave të gjelbra në mbrojtjen e mjedisit do të ofrojë edhe një shembull evropian. Nëse ju rastis që të shkoni në Kopenhagën, gjëja e parë që do të ju bie në sy do të jetë numri shumë i madh i njerëzve që përdorin biçikletën për transport dhe shtigjet e shumta të çiklistëve. Tradita e ngasjes së biçikletave në Kopenhagë nuk është e rastësishme, ajo është pjesë e përpjekjeve të kryeqytetit për të zvogëluar ndryshimet klimatike. Në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe zvogëlimin e emetimit të gazrave serë nga automjetet, biçikletat kanë zënë një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në kulturën daneze. Por edhe autoritetet e kryeqytetit dhe institucionet nacionale po punojnë vazhdimisht për përmirësimin e shtigjeve për biçikleta dhe ndërtimin e atyre të reja. Risitë në këtë iniciativë nuk kanë të ndalur. Ndërtimi i vend-parkimeve të reja për biçikleta, biçikletat elektrike dhe së fundit edhe autostrada e biçikletave janë vetëm disa prej tyre. Parkingje për biçikleta mundë të gjesh në çdo vend, madje edhe në metro dhe tren. Kurse, autostrada e çiklizmit, e para e këtij lloji në Evropë është hapur në muajin prill të këtij viti. Kjo është e para nga 26 autostradat e biçikletave që janë planifikuar të ndërtohen për të nxitur më shumë njerëz që të udhëtojnë drejt Kopenhagës dhe prej Kopenhagës me biçikletë.
Përmes këtyre iniciativave, Kopenhagën synon të jetë lider në transportin e gjelbër, me qëllim që të behet qyteti më i përdorshëm në botë për çiklistët. Synimi është që deri ne vitin 2015, me shumë se 50 për qind e banorëve të tij të përdorin biçikletën për të shkuar në punë apo në shkollë, duke ndihmuar qytetin në arritjen e qëllimit të tij ambicioz për të reduktuar emisionet e gazrave serë. Kopenhaga është zotuar dhe ka si objekti qe deri në vitin 2020 të zvogëlojë deri më 20 për qind emetimin e përgjithshëm të dyoksidit të karbonit, ndërsa 10 për qind emetimin e dyoksidit të karbonit në pjesën ku zhvillohet e trafiku.
Si rezultat i këtij angazhimi, kryeqyteti danez ka fituar edhe çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Evropian”, i cili ka për qëllim që ti bëjë qytetet evropiane vendet më të këndshme për të jetuar, punuar, dhe për t’u vizituar. Juria veçoi Kopenhagenin si një model në planifikimin dhe projektimin urban i cila ka vendosur partneritetet publike-private në thelbin e qasjes së tij ndaj zhvillimit të qëndrueshëm. Kopenhagën u zgjodh jo vetëm për arritjet e tij në "eko risi dhe në transportin e gjelbër" por edhe për faktin e të qenit një model për ekonominë e gjelbër në Evropë dhe për angazhimin që qytetarët e tij që të ndihen pjesë e këtij aksioni.
Pra, në Danimarkë, njerëzit zgjedhin biçikletat për të udhëtuar jo vetëm për shkak se ato janë mënyra më e shpejtë, më e lirë dhe sigurisht më e mirë për mjedisin, por edhe për faktin se ngasja e biçikletës dhe kontributi për mbrojtjen e mjedisit është pjesë e kulturës dhe pjesë e jetës së përditshme të tyre. Nëse danezëve u thoni se nuk përdorni biçikletën, ata do të ju shikojnë të habitur. Biçikleta është mjet kryesor i transportit për 44 për qind të familjeve. Aktualisht, secili danez në ditë i kalon mesatarisht nga një kilometër duke vozitur biçikletën. Madje edhe shumica e ligjbërësve dhe qeveritarëve pa dallim orientimi politike dhe programorë shkojnë në punë me biçikletë.
Danezët e Kopenhagenit përmes biçikletave të tyre përpos që kontribuojnë që të kenë një mjedisin në qytetin e tyre me ajër më të pastër, ndihmojnë edhe në mbrojtjen e mjedisit në nivelin global duke ndikuar në zvogëlimin e gazrave serë. Edhe mbledhësit e kapakëve në Kosovë, përveç që përkrahin njerëzit në nevojë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit të tyre përmes riciklimit të kapakëve ata njëkohësisht kontribuojnë edhe në mbrojtjen e planetit përmes reduktimit të emisioneve të gazrave serë.
Shembuj të ngjashëm sikur me biçikletat e Kopenhagenit dhe kapakët e Kosovës, ka shumë anë e kënd botës. Dhe, pikërisht për ti vënë në shërbim të gjitha këto iniciativa që vijnë nga të gjitha grupet shoqërore, në funksion të mbrojtjes së mjedisit është konceptuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara edhe Agjenda 21. Kjo agjendë është një plan veprimi që përfshin njerëz dhe organizata në të gjitha nivelet e shoqërisë për të ndryshuar zakonet që dëmtojnë mjedisin. Përmes saj, komuniteti lokal së bashku me autoritetet lokale punojnë për adaptimin e një plani të veprimit i cili është më i përshtatshmi për mjedisin e tyre, ku nevojat dhe dëshirat e komuniteti lokal vijnë në shprehje përpara vendimeve të qeverive dhe politikë-bërësve.
Kjo agjendë e ka si moto thënien “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, që synon të inspirojë njerëzit që të ndërmarrin iniciativa mjedisore brenda komuniteteve dhe lokaliteteve të tyre për të arritur rezultate të përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit. E gjithë kjo ka në esencë faktin se suksesi më i madh arrihet kur ai buron dhe rrjedhë nga komuniteti lokal dhe kur përkrahet nga masa e gjerë. Andaj, në përmbyllje të këtij shkrimi do të rikujtoi një aforizëm e cila thotë “Suksesi vjen tek ata që e kërkojnë me ngulm atë”, dhe duke e ndërlidhur me konkludimin se aty ku ka përpjekje dhe përkushtim për të arritur një qëllim as sukseset nuk do të mungojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës