Këtë vit që po lëmë pas, nëse diçka ka qenë pozitive, janë ulja e numrit të aksidenteve të trafikut, kur bëhet fjalë për rajonin e Tetovës. Kësisoj, sipas të dhënave të policisë së Tetovës, gjatë nëntë muajve të kaluar, janë regjistruar 440 aksidente trafiku, respektivisht 140 më pak në krahasim me nëntë muajt e vitit të kaluar.
Në nëntë muajt e këtij viti jetën e kanë humbur 6 persona në aksidente trafiku. “Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti, gjithsej 440 aksidente trafiku janë regjistruar në rajonin e gjerë të Tetovës, ose 140 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 6 prej këtyre aksidenteve, 6 persona e kanë humbur jetën, 30 aksidente kanë përfunduar me 35 persona të lënduar rëndë dhe 188 aksidente me 412 persona të cilët kanë marrë vetëm lëndime trupore. Numri më i madh i aksidenteve, edhe atë 216, kanë kaluar vetëm me dëme materiale”, thotë për gazetën Koha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Si zakonisht, më të rrezikuar janë këmbësorët ,kurse pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në rrugët e vendbanimeve, bëjnë të ditur të dhënat e policisë së Tetovës. “Shumica e aksidenteve, 325 kanë ndodhur në vendbanime dhe 116 në rrugë të hapur. Ndërsa në të shumtën e rasteve në mesin e të lënduarve, 242 kanë qenë pasagjerë, në 31 aksidente pjesëmarrës ishin këmbësorë dhe 33 aksidente janë shkaktuan nga kafshët, kryesisht qen endacak”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi.
Ndërkohë, bëhet e ditur se rrugët ku më shumë regjistrohen aksidente janë rrugët e qytetit të Tetovës, kurse si rrugë rajonale më e rrezikshme është ajo nga Tetova për në Jazhincë. “Shkaqet më të zakonshme të aksidenteve janë shpejtësia e pa përshtatshme, gjithsej 107 aksidente, dhe kryerja e veprimeve të parregullta ka qenë shkaktarë për 74 aksidente. Shumica e aksidenteve janë të regjistruara në rrugët e qytetit të Tetovës, respektivisht 211, në autostradë 87 dhe rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, gjithsej kanë ndodhur 89 aksidente trafiku”, njofton zëdhënësi Rexhepi.
Sipas të dhënave të policisë së Tetovës, gjatë vitit të kaluar, për nëntë muaj jetën në aksidente trafiku e kanë humbur 7 persona. Gjithsej 45 persona gjatë nëntë muajve të 2019 kishin marrë lëndime të rënda trupore, kurse 433 me lëndime të lehta trupore. Deri tek ulja e numrit të aksidenteve në këtë vit ka ndikuar edhe ora policore në muajin prill, kur dukshëm shënoi rënie frekuentimi i automjeteve në rrugët e Pollogut. Kjo ndikoi edhe në uljen e numrit të aksidenteve të trafikut, por më pas, pas heqjes së orës policore, aksidentet e trafikut sërish filluan të regjistrohen pothuajse çdo ditë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para