LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: Policët serbë mund të humbasin punën

Pajaziti: Policët serbë mund të humbasin punën

Policët serbë që nuk janë paraqitur në vendet e punës që nga shpallja e pavarësisë mund të humbasin vendet e punës, citon agjencia e lajmeve Reuters ministrin e Brendshëm të Kosovës, Zenun Pajaziti.

"Nëse ata nuk kthehen së shpejti në punë ne nuk do t’i paguajmë më dhe do fillojmë procesin e rekrutimit të policëve të tjerë", tha Pajaziti.

Ai shtoi se vendosja e EULEX-it ishte mundësia e fundit për policët serbë të Kosovës të larguar nga vendet e punës që të kthehen në stacionet policore ku kanë shërbyer. /rel/