Njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia kanë nga 27 deri në 45 për qind rrezik më të madh që të pësojnë infarkt të miokardit- ka treguar një studim norvegjez, i cili njëherësh paralajmëron se rreth një e treta e njerëzve vuajnë nga problemet me gjumë.
“Është me rëndësi që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për lidhjen mes pagjumësisë dhe infarktit të zemrës dhe të bisedojnë me mjekët e tyre nëse kanë simptoma”, rekomandojnë autorët, duke shtuar se problemet e zakonshme me gjumin mjekohen relativisht lehtë.
Ekipi i ekspertëve pranë Universitetit në Trondheim kanë analizuar përgjigjet e 52.000 norvegjezëve, të cilët kanë marrë pjesë në studimin kombëtar për simptomat e pagjumësisë ndërmjet viteve 1995-1997. Pas analizimit, ata kanë veçuar 2.368 persona, të cilët në 11 vitet e ardhshme kanë pësuar infarktin e parë të zemrës.
Pasi kanë marrë parasysh faktorët, si mosha, gjinia, statusi martesor, shkalla e edukimit, shtypja e gjakut, kolesteroli, sëmundja e sheqerit, pesha trupore, ushtrimet fizike, zvogëlimi i punës, depresioni dhe ankthi- shkencëtarët kanë vërtetuar se rreziku më i madh ishte tek ata të cilët kanë probleme me gjumin.
Duke i krahasuar grupet që nuk kanë pasur probleme me gjumin dhe grupet që janë ankuar për pagjumësi të përditshme, është ardhur në përfundim se rreziku ishte deri në 45 për qind më i lartë te ata që vuanin nga pagjumësia e rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës