Padrejtësia me shpërndarjen e mjeteve buxhetore
S’ka dyshim se shteti është mekanizëm përmbarues dhe promotor i së drejtës. Të shkruash për këtë mekanizëm të së drejtës në prizmin e kritikës reale është normale, por të shkruash për udhëheqësit dhe ndotësit e shtetit në prizmin e vëzhgimit të drejtpërdrejtë prej individëve të caktuar dhe në shoqërim të literaturës përkatëse, nuk është edhe aq lehtë, jo që mungojnë faktet praktike dhe vrojtuese për këtë dukuri, porse të gjithëve i vjen keq për këtë katandisje të boshtit kurrizorë, i cili e mban gjallë dhe në funksion shoqërinë në përgjithësi. Mekanizmat shtetëror në përgjithësi dhe në veçanti mekanizmat përmbarues të shpërblimit dhe ndëshkimit të shteteve që gjenden në Evropën Juglindore, parimisht hiqen si drejtues të zellshëm, vetëm atëherë kur bëhet vjelja e tatimeve prej qytetarëve, ndërsa rëndomë, qytetarët atë që ia japin shtetin, rrallë herë mund t’ju kthehet të paktën gjysma e vlerës së asaj që më parë ia kanë dhënë. Ndërsa dihet mirëfilli i funksionimit dhe esencës së tatimeve.
Së pari përmbushet një detyrim juridik dhe fizik me rastin e dhënies së tatimeve. Përmes dhënies së tatimeve arsyetohet sendi që qytetari juridik apo fizik e mban për përdorim të caktuar, ku i bëhet me dije aparatit shtetëror se ky lloj kontributi bëhet me qëllim të mirëqenies së përgjithshme ekonomike dhe sociale të të gjithë qytetarëve. Kurse një gjë e tillë, jo që nuk e dinë drejtuesit e shteteve, porse atë grumbull të tatimeve që jepet në forma dhe për çështje të ndryshme e kanalizojnë në objekte që i shkojnë përshtati doktrinës politike që mbizotëron në botëkuptimin funksional të pushtetit.
Problemi bëhet edhe më i madh, kur kemi të bëjmë me mbushje të buxhetit prej qytetarëve të cilët i përkasin kombësive të ndryshme, por që në vazhdimësi me kryeneçësi shtetërore trajtohen të barabartë vetëm gjatë mbledhjeve të mjeteve buxhetore, ndërsa kthimi apo shumëfishimi i atyre mjeteve financiare për mirëqenien e tyre, as për së afërmi nuk jetësohet. Në kësi lloj binarësh dhe themelesh u sendërtua shteti i Maqedonisë, ku me kushtetutën e vitit 1991 u trajtuam të barabartë vetëm në detyrime ekonomike dhe financiare ndaj shtetit, kurse për nga të drejtat ekonomike dhe financiare, thuajse u anashkaluan prore, mbase të rrallë ishin ata që gëzuan pak privilegje ekonomike në këtë shtet.
Në mungesë të të dhënave statistikore zyrtare vendore (sa do që të jetë joadekuate), dy tre viteve e fundit vetëm Qeveria Zvicerane përmes entit për të huaj dhe Forumin për integrimin e emigrantëve, në gusht të vitit 2000, publikoi se në Zvicër jetojnë 55.000 banorë – qytetarë të Maqedonisë prej të cilëve 91% janë shqiptarë. Në shkencën ekonomike si qasje elementare metodologjike, gjatë matjes dhe vlerësimit të efekteve, shfrytëzohet izolimi i faktorëve tjerë ndikues dhe si rrjedhojë edhe në këtë rast gjatë një përllogaritje të thjesht matematikore (për një model ekonometrik do të na duhet një studim më komplet), vetëm sa për provokime fillestare nëse konsiderohet se çdo i treti punon dhe mesatarisht fiton nga 1.500 euro në muaj, prej të cilave vetëm 500 euro në muaj mund t’i kursejë, d.m.th, në nivel vjetor 6.000 euro, ose gjithsej rreth 310 milion euro në vit dhe pothuajse të gjithë këto (së paku nga këto vende) barten dhe shpenzohen në vendlindje (A. Bexheti, “Një dekadë e mendimit ekonomik dhe politik, 2006).
Kjo përllogaritje e profesorit të nderuar ishte vetëm për një pjesë të Evropës Perëndimore, kurse të gjithëve kjo fillimisht do të na mjaftonte sa për një paraqitje të një pjesë të pasqyrës, ndërsa reflektimin e pjesëve tjera nuk do ta ketë askush të vështirë që ta llogarit. Përmes këtyre të ardhurave dhe bartja e tyre në vendlindje, fuqishëm do të ndikoj në shpëtimin e buxhetit prej deficitit ekstrem, këto para të transferuara këndej xhepit gllabërues do të paraqiten edhe si rehabilitues të bilancit të pagesave.
Kurse mërgimtarët të cilët vidhen dhe plaçkiten në mënyrë gjoja legale prej shtetit, përpos kësaj mosmirënjohje përbuzëse, këta në vendlindje trajtohet edhe si të huaj, ku për t’iu dëshmuar një gjë e tillë, do t’i mjaftonte projekti famëkeq “Shkupi 2014”, që deri më tani ka kushtuar afërsisht 100 milionë euro, kurse për një shesh të vetëm që bie nën administrimin e Komunës së Çairit, pra të njohur si projekti “sheshi Skënderbe”, parashihet që prej buxhetit shtetëror të shpenzohen rreth 500 mijë euro, aq sa u shpenzua, thënë kushtimisht, vetëm për bishtat e luanëve maqedonas, edhe atë ky projekt (Sheshi Skënderbe) që parasheh ndërtimin e këtij sheshi, me javë të tëra u ndrydhë përmes debateve të hapura me profesionistë dhe qytetarë, kurse i njëjti ritëm nuk u jetësua edhe për projektet tjetra maqedonase, që u mbërthyen me një kosto marramendëse dhe çmendurake, ku përgjithësisht këto shpenzime astronomike dhe kilometrike që kanë të bëjnë me jetësimin final të projektit “Shkupi 2014” do të arrijnë shumën 200 milion euro.
Këto dhe shumë shpenzime të tjera të panumërta që marrin pjesë të gjithë qytetarët shqiptarë, veçmas ata në mërgim, pa dëshirën dhe motivin e tyre, mbase edhe pa i pyetur askush dhe pa marrë përgjigje prej askujt rreth këtij krimi të llahtarshëm ekonomik dhe financiar, vazhdojnë të ndjehen të dekurajuar dhe të indinjuar për investimet kapitale dhe jokapitale që janë duke i realizuar në këtë shtet pa pushtet të shqiptarëve, ku në njëfarë mënyrë kohëve të fundit, sepse edhe ata tanimë filluan ta kuptojnë se ku po shkon fryti i djersës së tyre, kanë filluar që ta mallkojnë edhe konsumin elementar, përmes të cilit tatimi po e bënë të vetën, pra po ndërton sheshe, pallate, kuaj, luana, heronj, si dhe përgjithësisht po e ushqejnë kulturën antike, gjoja të këtyre maqedonase, kurse prej këtij krimi ekonomik këta qytetar shqiptarë, të cilët në mënyrë permanente i ndihmuan vëllezërit e tyre, si në kohën e flakës ashtu edhe në kohën e rehatisë, aktualisht vazhdojnë të mos mbrohen prej askujt, përpos prej disave që të paktën po arrijnë ta sensibilizojnë këtë dukuri kriminale shtetërore.
Si argument të freskët e kemi shpërthimin e llavës përvëluese, ku me mijëra qytetarë të rajonit të Likovës si rrjedhojë e kushteve të rënda sociale dhe ekonomike, sidomos pas vitit të 2001, ia mësynë metropoleve evropiane, kësisoj, gjendja sociale vetëm sa u përkeqësua edhe më tej, në vend që ky rajon ta shohë lulëzimin ekonomik, sepse pikërisht edhe tërbimi në luftën e 2001-shit, ishte edhe produkt i kushteve të rënda sociale, kurse edhe pas 10 viteve, edhe pse dihej mirëfilli prej të gjithëve se në këto vende pati luftime të ashpra, humbje të jetëve njerëzore dhe humbje marramendëse të ekonomive shtëpiake, ky rajon pra gjendej në mjerim të skajshëm dhe rrugëdaljen e vetme si duket këta qytetar e panë në perëndimin.
Nuk duhet anashkaluar faktin se në suaza të kësaj lufte të armatosur, luftë që zgjati vetëm shtatë muaj, që u ndërpre me një garanci dhe marrëveshje vendore dhe ndërkombëtare, që njihet si Marrëveshja e Ohrit, për jetësimin sa më të frytshëm të kësaj marrëveshje, prej bashkësisë ndërkombëtare u lëshuan 500 milionë euro, ndërsa vetëm për rajonet e dala nga kjo luftë e armatosur u ndanë rreth 300 milionë, kështu që, këto rajone, lerë që nuk arritën që asnjëherë të paktën milionëshin e parë ta shohin gjersa jetësohet në analet vitale të këtyre rajoneve, mbase për këtë fond as që u fol në kuvend ndonjëherë, përpos që disa ish-deputetë e alarmuan nëpër mediat shqipe këtë krim të llahtarshëm ekonomik. Kështu strukturat partiake shqiptare as që hedhën ndonjë hapë, sado të vockël rreth shërimit të këtij lloj krimi, mbase harruan se njëra prej PSE-ve e kryengritjes së vitit 2001 ishte ngazëllimi publik i krimit ekonomik dhe korrupsionit shtetëror. Pra kujdes në PSE-të e 2001-shit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin